InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ngjarja në Kavajë/ Shehi: Autori i porositur, Patronazhistët? Big Brother i paligjshëm, Rama po vepron si Enver Hoxha

20 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Ngjarja në Kavajë/ Shehi: Autori i porositur, Patronazhistët? Big Brother i paligjshëm, Rama po vepron si Enver Hoxha

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi duke folur për mënyrën sesi PS dhe PD po bëjnë mitingjet, deklaroi se edhe Partia Socialiste po bën fushatë në thyerje të rregullave ndaj Covid.

Shehi i ftuar në emisionin “Front linë” në “News 24″,deklaroi se militantët e PS pasi mbarojnë mitingjet, puthen e përqafohen me njëri-tjetrin, duke thyer çdo rregull ndaj koronavirusit.

“Kjo fushatë ishte ndryshe, për shkak të koronavirusit. Ajo që bën Basha është e domosdoshme. Pasi të fitojë opozita, të vendosim disa rregulla ndaj Covid-19. Edhe PS nuk mban rregullat ndaj koronavirusit. Pasi mbarojnë mitingjet, puthen me njëri-tjetrin edhe të PS-së. PS-së ja bën mitingun shteti, ndërsa PD-ja është zemërimi popullor. Halli më i madh është largimi i kësaj qeverie. Kjo qeveri duhet larguar një orë e më parë, se ka shkatërruar shëndetin e qytetarëve. Rama nuk ka siguruar as 5 përqind të vaksinave që ka nevojë populli”, tha Shehi.

Dashamir Shehi vlerësoi se Rama ka sjellë vaksina sa për 5 përqind të popullsisë, duke shtuar se më shumë bën propagandë sesa punë.

“Një pjesë e shqiptarëve vdiqën, se kemi në krye një aventurier. Janë vaksinuar vetëm 5 për qind e popullsisë. Rama është kryebandit i kësaj pune, pse i mori nga Arabia. Kjo bëhet për pazare korruptive të Ramës. Edi Rama po orienton Shqipërinë drejt lindjes. Ky do të bëjë propagandë për të mbledhur vota e nuk ka për të marrë gjë”, u shpreh Shehi.

Duke folur për ngjarjen e Kavajës, Shehi nënvizoi se Rama ndjen humbjen dhe përdor njerëz me pistoletë.

“Rama i ka dhënë pushtet botës së pistë. Ramës i duhen njerëz me pistoletë. Rama ka vite që e bën këtë punë. Këta njerëz i duhen Edi Ramës. Autori është në foto me PS, nëse ka qenë me PD-në, PD-ja ka bërë mirë që e ka përzënë. Nuk e mohoj që edhe në PD mund të ketë ndonjë rrugaç. Agresori ka shkuar tek zyra për të bërë detyrën që ka marrë përsipër.

Ky është njeriu i Ramës, shërbëtor i kryetarit të Ramës, nuk ka shkuar në burg, sepse njerëzit e kryeministrit nuk e kanë kapur në kaq vjet. Basha ka mbajtur qëndrim pozitiv. Basha ka thënë se nuk duam dhunë, sepse Rama do dhunë, sepse e ka kuptuar se do humbë. Nuk mund të na rrëzojë neve ai, gjithë opozitën shqiptare. Presidenti s’ka lidhje me këtë gjë. Qytetarët e Kavajës të mos kenë frikë sepse PD e opozita do të fitojë”, deklaroi Shehi.

Për përdorimin e të dhënave personale, Shehi u shpreh se është e paligjshme dhe tregon se Rama po sillet në pushtet si Enver Hoxha.

“Fitorja jonë është plebishitare, sa edhe rrugaçët do zmbrapsen. Rrih dy vetë dhe merr një tender, këtë gjë bën Rama. Për patronazhimin, mendoj se është e paligjshme. Kjo është vjedhje dhe është bërë tek zyra e Kryeministrit. Kjo është vjedhje e pastër. Është vjedhur nga qeveria dhe është shpërndarë nga Rama. Urdhri është dhënë personalisht nga Rama. Kjo është Big Brother, Rama i bën këto. Zyrtarët e lartë këtu janë me partinë në pushtet. Po vepron si Rama. Kjo është partia që kontrollon shtetin. Edhe në kuzhinë do kemi frikë të flasim me gruan. Ky shtet drejtohet nga një njeri i vetëm, që është Rama. Ky duhet larguar dhe t’ja kthejmë shtetin institucioneve”, vlerësoi Shehi.

Në fund, Shehi kishte një apel për qytetarët, që të mos vijojnë më me këtë pushtet, që e quajti të kriminalizuar, por të votojnë ndryshimin.

“Mua numrin 13 më dhanë dhe e kam pranuar. Është një numër, që disa e konsiderojnë ters dhe disa shans. Ne në Tiranë si opozitë duam 20 deputetë. PD dhe LSI duam të fitojmë 20 deputetë. Kam shpresë që Tirana do i japë zgjidhje vendit. Rama ka abuzuar shumë në Shqipëri. Edhe nëpunësit e shtetit të japin votën për opozitën. Qytetarët të votojnë ndryshimin. Mos t’i përkulemi mizerjes”, përmbylli Shehi.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com