Nga Andi VARROSI
Jemi mesuar tashme te perballemi me nje administrate publike totalisht te paafte. Kjo nuk eshte gje e re, pasi prej kohesh pjesa me e madhe e administrates publike eshte kthyer ne gjendje gjumi. Individe te punesuar politikisht, te paafte, te pashkolluar ose te shkolluar por jo per pozicionin qe mbajne, pozicione pune fiktive; jane keto disa nga problemet qe hasim prej vitesh ne administratn publike.
Nisesh per te marre nje sherbim publik ne nje sportel dhe te duhet te presesh 1 ore sepse personi qe ka nje kompjuter perpara nuk di se cfare duhet te beje, nuk di minimalisht as te perdore sistemin. Nuk po flas per normat dhe etiken e sjelljes, sepse kjo eshte histori me vete dhe do duhej nje liber i tere per te pershkruar sjelljen arrogante te administrates shqiptare. Doemos qe jane te paafte dhe arrogante, sepse nuk punesohen as per tju sherbyer qytetareve e as per te qene te komunikueshem, por punesohen si marioneta dhe numra te partive politike ne pushtet.
Problemet shtohen ne periudhat parazgjedhore, kohe ne te cilen administrata tejfryhet me punesime fiktive dhe individe akoma me te paafte, nderkohe ato pak te afte qe jane ndihen te stresuar se rrezikojne te humbasin vendin e punes nese ne pushtet vjen partia tjeter. Por a eshte e drejte qe te shkarkohet nje punonjes administrate kur nderron pushteti? Teorikisht kjo eshte shkelje, por praktikisht duhet pare historiku i punesimit te ketij punonjesi. A ka te drejte qe nje punonjes te ankohet per shkarkim politik nese eshte emeruar me pare politikisht? Une mendoj qe nuk ka te drejte, dhe ne fakt nuk ka aspak te drejte. Kjo sjelle efektin e rrethit vicioz te ngarkim-shkarkimeve politike nga detyra. Ku shkojme ne kete pike? Askund. Kush e peson? Qytetaret qe kane nevoje per te marre sherbime publike.
Por paaftesia dhe emerimet politike nuk jane e keqja e vetme e administrates publike. Ditet e fundit ka dale ne pahe nje tjeter ane e erret e tyre, madje me e rende se paaftesia. E kemi ditur por tashme e kemi me fakte. E kemi ditur gjithmone qe administrata perben bazen me te madhe te votave per partine ne pushtet, e kemi ditur qe shpeshhere punonjesit publike behen ure e partise ne pushtet, por tashme perballemi me nje fakt te ri. Punonjesit publike po perdoren masivisht si spiune te qytetareve ose sic i quan partia-shtet qe udheheq aktualisht vendin, patronazhiste.
Pas berjes publike te listes se famshme me emra e 910 mije qytetareve dhe patronazhisteve te tyre, bera nje hulumtim te disa prej patronazhisteve dhe 80% e tyre rezultojne punonjes shteti (pjesa tjeter spiune klasike, por s’do merrem me ata). Pra ata qe ne i paguajme me taksat tona per te na ofruar sherbimet e nevojshme, e thene shqip fare na spiunojne. Ne ju japim te dhenat qe nevojiten per sherbimin, ata i perdorin per partine. E cduhet te bejme ne kete rast? Mos duhet valle tju japim te dhena fallco?
Ne kete pike si mund te pretendojme per rritje te cilesise se sherbimeve publike? Si mund te pretendojme depolitizik te administrates, si domosdoshmeri, kur administrata eshte shnderruar ne kavje te partise dhe pushtetit? Cduhet te beje qeveria e re ne ardhje me keta punonjes te politizuar? Ti shkarkoje do ishte me e pakta. A do ishte ky akt, akt politik? Absolutisht jo.
Kam vetem nje thirrje per ata punonjes administrate qe akoma kane nje fije ndergjegje. Mos u beni ure per pushtetin, as per ate aktual as per ate qe do vije. Ju jeni qytetare te lire e duhet te silleni si te tille. Nese vendosni te emeroheni politikisht, do prisni dhe presione per heqje nga puna nese nuk beni si thote partia, ndaj mos kerkoni emerime politike, por sipas meritokracise. Mos e shisni dinjitetin dhe as vendimmarrjen tuaj per nje vend pune, se sido te jete, vleni me shume se aq. Ndersa per ju qe jeni me merite aaty ku jeni, por jeni trembur nga presionet e partise-shtet per largim nga puna ne rast se nuk votoni partine, ju them qe mos u intimidoni, fundja partia qe ju kercenon nuk do jete me ne pushtet pas disa ditesh.











