Kush është Xhemal Halilaj?

Xhemal Halilaj, një person i cili gëzon të gjitha cilësitë e një lideri dhe të një personi të arrirë, e vazhdon të qëndrojë modest duke mos e kërkuar me ngulm vëmendjen e mediave.
Xhemal Halilaj është president i “Fondacionit Halilaj”. Një fondacion i suksesshëm, i cili ka qënë dhe vazhdon të jetë pranë jetimëve dhe të varfërve duke i mundësuar këtyre individëve një jetë sadopak normale. Halilaj e cilëson fondacionin MISION dhe kushdo që i bashkohet, bëhet pjesë e këtij misioni; duke marrë shumë lumturi kur shikon lotë gëzimi apo buzëqeshje nga familjet dhe individët e ndihmuar.
Z.Halilaj po ashtu që nga viti 2020 gëzon titullin e Ambasadorit të Paqes, gjë e cila na bën të gjithëve tepër krenarë ta kemi mes nesh një person me të tilla vlera. Xhemal Halilaj na bëri me dije për titullin e marrë me anë të një postimi në rrjete sociale në të cilat shprehet si më poshtë.
“Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar për besimin dhe titullin që kam marrë si Ambasador i Paqes dhe i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut për Shqipërinë!Për vetë domethënien dhe mesazhin që përcjell ky titull, uroj që ambasadorë të tillë të shtohen çdo ditë.Për të cilët vendi ynë ka kaq shumë nevojë për besim,drejtësi dhe ndërgjegje për gjithsecilin nga ne.Që të punojmë me drejtësi të jemi trasparentë dhe të drejtpërdrejtë,që misioni ynë të jetë çdo ditë pranë komunitetit,në mbrojtje të shtresës në nevojë.
Ju faleminderit për besimin!”
Të vazhdojmë të ndjekim shembullin e tij dhe të shohim hapat e suksesit të rradhës së Halilaj.












