Të shumta dhe mjaft intensive kanë qenë këto ditë takimet e kandidatit për deputet të PD për Pukën Lodovik Hasani, i cili fushatën e tij e ka përqëndruar në takime direkte me çdo banor, duke bashkëbiseduar dhe duke marrë përgjegjësi konkrete.
Në vijim të turit të takimeve, kandidati Hasani ishte në lagjen Katund dhe në fshtrat Dedaj dhe Qerret i Vogët të njësisë adminstrative Qelëz, me të cilët pati një bashkëbisedim konstruktiv, si dhe duke trajtuar problematika të ndryshme.
Keqqeverisja dhe lënia në harresë nga “rilindja” ishte mendimi konstant i të gjithë banorëve, të cilët u shprehën s 25 prilli është dita e shpagimit për sektin mavi që me politikat e ndjekura gjatë këtyre 8 viteve, ka nxitur një shpopullim total të kësaj zone.
Kandidati Hasani, në vijim të fjalës së tij u zotua se do të jetë një zë i denjë dhe i guximshëm në Kuvendin e Shqipërisë, në mbrojtje të interesave të komunitetit pukjan.
Publikim nga faqja zyrtare e kandidatit Lodovik Hasani:
Vijuam me takimet në disa fshatra e lagje të Njësisë Administrative Qelëz, Bashkia Pukë.
Banorët në lagjen Katund, Fshatin Dedaj, Qerret i Vogë e takimet derë më derë në shumë familje të Qelzës, ishin mikpritje e bashkëbisedim i sinqertë duke trajtuar shumë probleme e marrje angazhimesh konkrete.
Rilindja i ka braktisur 8 vite këta banorë.
VOTO PD nr.9
Voto Lodovik Hasani nr.6
#BashkëPërNdryshim