InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Qindra qytetarë dalin për të pritur Bashën në Bulqizë/ Kryedemokrati: Brenda 6 muajve të para do të bëj realitet statusin e minatorëve

10 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Qindra qytetarë dalin për të pritur Bashën në Bulqizë/ Kryedemokrati: Brenda 6 muajve të para do të bëj realitet statusin e minatorëve

Lideri demokrat, Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Bulqizës, tha se një nga premtimet e tij, nëse vjen në pushtet, është që në 6 muajt e parë të bëjë realitet statusin e minatorëve.

Ai tha se ndryshimi vjen përmes Partisë Demokratike dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të, që ta bëjnë prekshme këtë ndryshim.

“Qytetarë, fermerë, mirë se ju gjej në këtë mesdite të bukur të ndriçuar nga dielli, sepse një ditë e re po vjen, për Shqipërinë, shqiptarët, ditë ndryshimi, fitoreje për Shqipërinë, Bulqizën, Dibrën dhe të gjithë Shqipërinë. Entuziazmi juaj, forca e thirrjes suaj për ndryshim, ka bindur çdo shqiptar, se 25 prilli është dita juaj. Nuk është dita e politikës së përçarjes, por dita e politikës së bashkimit për të shporrur këtë qeveri. Prandaj 25 prilli është një ditë jo për politikën. Por për njerëzit, qytetarët, popullin dhe ndryshimin.

Por a është 25 prilli një ditë për minatorët e Bulqizës? A është dita e ndryshimit, për mijëra banorë të këtij qyteti dhe qyteteve të tjera që e kalojnë gjysmën e ditës. A është 25 prilli vazhdim i gënjeshtrave, premtimeve të pambajtura, pagave t pamjaftueshme, minatorët e Bulqizës. A është 25 prilli vazhdimi i pamundësisë për të dërguar fëmijët e minatorëve në universitet. Kjo është pyetja në mendjen e shumë minatorëve të Bulqizës dhe unë e di fare mirë. E di sepse këtu nga ky shesh dhe shesheve të tjera të Bulqizës kemi folur, për problemet që janë bërë gjithnjë e më të mëdha, premtimet që janë hedhur me shumicë në fushatë elektorale e më pas janë harruar. E dimë që Shqipëria është mbytur në halle për shkak të keqqeverisjes së Ramës. Ne e dimë që në detin e vuajtjeve spikat ajo e minatorëve të Bulqizës, naftëtarëve të Ballshit, ndaj kam ardhur sot këtu, për të shpallur e bërë të njohur një nga ndryshimet kryesore të qeverisë time, për resurset minerale.

Ndaj dua ta përsëris, nga ky shesh i Bulqizës, për çdo minatorë Bulqiza, minator shqiptar, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, për sindikatat e minatorëve dhe pensionistët minatorë që kanë shpenzuar jetën e tyre nën tokë. Qartë, prerë e shkurt, brenda 6 muajve të parë qeveria ime do të miratojë statusin e minatorin sipas parimeve Evropiane. Kjo është më e pakta dhe detyrimi më i vogël për ju, fëmijët tuaj, për shkollimin e tyre, sigurimin e jetës së tyre. Brenda 6 muajve të parë në dialog dhe në konsensus me përfaqësuesit tuaj statusi i minatorit do të jetë realitet. Do heq traun në rrugën e Kombit. Detyra e parë e atij që kërkon votën për të qeverisur është të mbaj zotimet. Ndaj kam ardhur këtu të votohem prej jush, sepse statusi i minatorit do të jetë i garantuar me PD dhe qeverinë e ardhshme.

Ju ftoj të investoni tek ndryshimi që po vjen, të shkoni derë më derë, tek minatorët, fermerët e Bulqizës dhe t’i bëni pjesë e ndryshimit tonë të madh më 25 prill. ora e ndryshimit po troket si asnjëherë tjetër, shqiptarët do të kenë një orë vendimtare për ju, fëmijët tuaj dhe për atë që do të ndodhë. A do të shkojmë drejt Evropës a do të mbetemi në fund të vendeve të Rajonit. Nuk shkohet në Evropë me shëndetësi të rrënuar, nuk shkohet pa respektuar punën, nderin, minatorë e fermerë.

Në Evropë shkohet duke rritur standardet, thithur investimet dhe i garantuar të rinjve të ardhme në vendin e tyre. Këto dy javë kemi një pyetje për t’iu përgjigjur. A do të rrimë siç kemi qëndruar tetë vite me Edi Ramën, mes gënjeshtrash dhe tradhti, apo do të sjellin ndryshimin që premton PD. Sepse të gjithë e dinë që ai që nuk i mbajti premtimet, dështoi e ju la në baltë, e galeritë e nëntokës, pa përkrahje e cinizëm, nuk ndryshon as katër, por edhe 40 vite po t’i japësh. Ndaj ju ftoj të votoni PD dhe të zgjidhni ndryshimin. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaj, Zoti e bekoftë ndryshimin!”, tha Basha.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com