InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Koha për të rrëzuar Republikën e numrave është tani

9 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Koha për të ndëshkuar me votë varrmihësit e shpresës!

Nga Ardit GJINALI

Nuk është çështja tek renditja e secilit kandidat për deputet përmes numrit, jo të njëjtit përmes emrit….është mendësia e mbrapshtë e të konsideruarit një numër identifikues me emër të harruar, një numër rendor që të vendos në rresht kokëulur, me fytyrë të fshehur, me zë të mekur, me shpirt reagimi të munguar, me vullnet të deformuar….fleta e votimit e miratuar në sintoni me vullnetin politik të vetëquajturës shumicë është alarmi i sotëm për Shqipërinë e nesërme…Shqipërinë e nesërme të një burgu kinse republikan tërësisht autokratik për një shoqëri të tërë…qytetari do të shndërrohet në një numër rendor në listën e votimit pa zgjedhje dhe me të vetmen zgjidhje të nënshtrimit të plotë…nënshtrim që do të shuante nismën e lirë profesionale, krijimin dhe talentin njerëzor, sipërmarrjen ekonomike…nënshtrim tragjik që do të shndërronte secilin në numëror statistikor bordero-firmosës….qënie njerëzore me përditshmëri të diktueshme.

Frymues dhe numëror statistikor…të tillë quhemi në një rend thuajse autokratik me demokraci të munguar dhe liri të cënuar..individuale dhe shoqërore që rrëmbehet ditë pas dite duke shndërruar normalitetin e të jetuarit dinjitetshëm në një pamundësi enumerike që shndërrohet në ortekun tjetërsues të shpresës dhe besimit për një jetë normale në atdhe…jetojmë në të tillën Republikë të pamundësisë, ku e tilla ka mbetur një nocion përbashkues i të tillave zanore dhe bashkëtingëllore, bashkim gërmash që nuk përcjellin fuqinë dhe solemnitetin e merituar; e tilla fuqi është gllabëruar në thelbin e së njëjtës bashkë me rrëzimin e qëllimshëm të konceptit të individit të lirë që përbën fillesën e dinamizmit të një shoqërie- solemniteti është përdhosur si shkak i vërshimit të gjithfarë fluksi regresiv, dritëshkurtër dhe banal, të tillë të inkurajuar qëllimshëm dhe djallëzisht për të ngritur të tillat re të zeza që paraprijnë rrebeshin shkatërrues të pandërprerë autokratik në secilën segment të Republikës dhe në secilën qelizë të shoqërisë, gjithashtu.

Sot është koha dhe apeli për të ndalur jetësimin e mendësisë së shndërrimit të Republikës në një numër statistikor, është koha për të kthyer emrin e Republikës me tërësinë kuptimore të të tillit, është koha për një bashkim të madh të shpirtit të reagimit, qëndresës, kundërshtisë me arsye të secilit qytetar përtej anësisë dhe përkatësisë…qytetarë të angazhuar dhe të shqetësuar..rinia që ka vullnetin të vijojë jetën në këtë vend..një bashkim i madh moral dhe njerëzor që do të tejkalonte realitetin e shumicës matematike të numrave dhe do të ndryshonte mendësinë qeverisëse..një bashkim i madh për të mbrojtur demokracinë dhe për të mos shndërruar pluralizmin në të tillin mekanik…koha thërret për të rrëzuar Republikën arkaike të numrave dhe për të çliruar shtetin nga uzurpimi i pushtetit…koha për një fillim të ri me besim dhe shpresë të re është tani!

Sot është koha për ndryshim…jo thjesht të pushtetit, por të ndryshimit të rolit të qytetarit në zhvillimet shoqërore, sot është koha për të ndëshkuar evokuesit e numrave dhe për të mos u konsideruar një numër…koha është sot për tu dëgjuar dhe për të shpëtuar Shqipërinë përmes ndryshimit…koha për një pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje dhe angazhim njerëzor të thelluar ështe tani..koha për të mbajtur ndezur dritën e një shprese të re është tani. Koha është sot…nesër do të jetë tragjikisht vonë! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Të Lidhura

Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025

TË FUNDIT

Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025

10 Korrik, 2025

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com