Psikopatologjia e fjalës “grusht shteti”

Nga Artan Fuga
Pyetja ime është se përse u erdhi në kokë termi ky “grusht shteti”?
Për një grevë kontrollorësh ajri nga ato që bëhen me dhjetra nëpër botë. Njësoj siç mund të bëjnë grevë dhe mbledhësit e plehrave në qytet!
Krejt njësoj.
Sepse dikush ka traumën e vjetër meqë parardhësin e vet e kanë akuzuar për grusht shteti dhe i qendron si neurozë e paheqshmenë ink,oshient? Sa trishtim! Sigurisht! Keqardhje!
Apo dikush mezi e pret të ndodhi diçka që të shpalli shtetrrethim?
Shtetrrethim kundër grusht shtetit!
Apo sepse duke e menduar si një projekt të pamundshëm e sheh kudo për ta bërë të mundshëm!
Më intereson shumë psikopatologjia e përdorimit të termit!