“Derë më derë, duke dëgjuar cdo banor dhe duke u njohur më nga afër me realitetin dëshpërues në të cilin e ka zhytur qeverisja aktuale Pukën dhe fshatrat e saj“, kjo është strategjia e ndjekur nga kandidati i PD, Lodovik Hasani, e cila ka dhënë frytet e saj duke sjellë një optimizëm dhe frymë entuziaste si asnjëherë tjetër tek elektorati i kësaj treve, që prej 8 vitesh janë nën trysninë e bandave të lidhura me sektin e rilindjes dhe që vërtiten të hardallisura poshtë e lart, duke tundur trofetë e dominimit mbi institucionet ligjore dhe të blerjes së vazhdueshme të vullnetit të qytetarëve.
Gjërat kanë ndryshuar, dhe zhvillimet politike në Pukë po njohin një kulminacion në favor të PD, pasi me mbështetjen e madhe qytetare të kandidatit Lodovik Hasani, grupet e shitblerjes së votave po struken në hauret e ngrehinës së tyre të ndotur që do bjerë më 25 prill.
Kandidati Hasani, e ka vijuar turin e tij të takimeve, në fshatrat Gojan i Vogël, Kalivare, Gojan i Madh, Shkozë si dhe derë më derë në fshatin Dom, të njësisë administrative Gjegjan, duke dëgjuar me vëmendje problemet dhe zhgënjimet nga mashtrimet e bëra gjatë këtyre 8 viteve, si dhe duke u angazhuar me adresimin e plotë të zgjidhjeve konkrete, pasi sic nënvizoi ai, këtë privelegj ia jep partia që ai përfaqëson, si subjekti i vetëm politik që mundëson alternativën zhvillimore të vendit, dhe që përmes programit të saj tejet ambicioz dhe të detajuar ka të sanksionuara dhe zgjidhjet specifike për fushat ekonomike dhe shtresat e shoqërisë.
“Do të jem padiskutim i përkushtuar me angazhime konkrete për të ngjallur shpresën dhe besimin e këtyre njerëzve të thjeshtë që kanë shumë nevojë për shërbime të thjeshta, e nuk kërkojnë shërbime luksi“, ka vijuar bisedën me banorët, kandidati i Lodovik Hasani, teksa u ka kërkuar votën e tyre për Partinë Demokratike dhe për numrin 6 në renditjen numerike të kandidatëve të PD për qarkun Shkoder, që përkon me emrin e tij, si shprehjen e besimit dhe të mundësisë për realizimin e premtimeve të bëra. /InfoPressAlbania/
Publikim nga faqja zyrtare e kandidati Lodovik Hasani:
Vijuan me takimet në Njësinë Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë në fshatrat Gojan i Vogël, Kalivare, Gojan i Madh, Shkozë si dhe derë më derë në lagje të fshatit Dom.
Dëgjova më vemendje problemet dhe zhgënjimet nga mashtrimet 8-vjeçare të Rilindjes.
Do të jem padiskutim i përkushtuar me angazhime konkrete për të ngjallur shpresën dhe besimin e këtyre njerëzve të thjeshtë që kanë shumë nevojë për shërbime të thjeshta, e nuk kërkojnë shërbime luksi.
Bashkë do ja dalim të fitojmë mbi mashtruesit, hajdutët e zullumqarët e Rilindjes.
VOTO PD Nr. 9
VOTO 6 Lodovik Hasani
#BashkëPërNdryshim
#GjegjaniFiton
#PukaFiton