Reshje dëbore dhe shiu, përkeqësohet moti në Shqipëri

Ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, duke sjelle mot me vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore.

Në Ultësirën Perëndimore reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shtrëngata lokale.

Në veri-verilindje në lartësitë mbi 400 metër reshje dëbore me intensitet mesatar.

Në juglindje reshjet e dëborës do të jenë kryesisht në majat e maleve.

Pas mesditës gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi – veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, duke u shoqëruan me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/10 Shi diell

Kukës 1/8 Shi/borë diell

Lezhë 5/11 Shi diell

Dibër 0/6 Shi/borë diell

Durrës 7/13 Shi diell

Tiranë 7/13 Shi diell

Elbasan 7/13 Shi diell

Berat 6/13 Shi diell

Vlorë 8/12 Shi diell

Korçë 3/8 Shi diell

Gjirokastër 6/11 Shi diell

Sarandë 8/13 Shi diell.