InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

DENONCIMI/ “Rilindja po blen vota në të gjithë Shqipërinë”, ish-deputeti Ndocaj thirrje përfaqësive diplomatike: Ndërhyni dhe ndalojeni këtë batërdi që po kryhet me porosi të kryeministrit! Do ketë pasoja të mëdha për rendin kushtetues

6 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
25 prilli, Lezha ofron garë të fuqishme, ish-deputeti Ndocaj kryeson listën e koalicionit ADR: Do jem përfaqësues i denjë dhe shërbëtor pa dallime partiake

Eduart Ndocaj, kandidat i aleancës “Demokracia e Re”, në qarkun e Lezhës, ka dalë sot me një deklaratë, përmes së cilës ka denoncuar fenomenin masiv të shit-blerjes së votës në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë deklaratë, Ndocaj u ka kërkuar agjencive ligjzbatuese të hetojnë fenomenin, si dhe të kapin në flagrancë autorët e kësaj masakre elektorale që po kryhet nga segmente të botës së krimit që janë të  lidhura me pushtetin mavi të Edi Ramës.

Gjithashtu, ish-deputeti u ka bërë thirrje shqiptarëve, të mos shiten, pasi kështu po vrasin të ardhmen e vendit! Nuk është kjo mënyra e duhur për të dhënë verdiktin, pasi ato para që u jepen sot në këmbim të votës, janë “helm në kupën e shpresës”, ka nënvizuar “kaubojsi”.

Deklarata e plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë!

Këto ditë po informohem në mënyrë konstante se dora kriminale e “rilindjes” ka shtrirë kthetrat e saj në cdo cep të vendit, duke blerë vota dhe duke synuar të mbajë pushtetin e saj me para të pista.

Ky fenomen i kobshëm për fatet e demokracisë sonë, këto ditë është shfaqur haptazi, duke sfiduar ligjin dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar rendi demokratik. U këkroj organeve kompetente, agjencive ligjzbatuese, të investigojnë dhe të marrin masat e tyre në parandalimin dhe degradimin e mëtejshëm të situatës, pasi një deformim i tillë i vullnetit të zgjedhësve do të shoqërohet me pasoja të mëdha për rendin kushtetues në vend.

U bëj thirrje përfaqësive diplomatike, të ndërhyjnë menjëherë pranë qeverisë shqiptare dhe të dënojnë këtë batërdi që po kryhet me porosi të kryeministrit, i cili ka lëshuar taborin e tij të blerësve të votave në cdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Nuk është e vështirë të verifikohet një fenomen i tillë, mjafton që organet kompetente të hetojnë kontaktet telefonike të “të fortëve” dhe aty do zbulohet e gjithë skema e organizimit të këtij fenomeni kriminal.  Unë akuzoj drejtpërdrejt Edi Ramën, si kreun e kësaj bande, i cili me paratë e PPP-ve, me përfshirjen e individëve me rekorde kriminale dhe me kryebashkiakët e emëruar, po inicojnë një proces zgjedhor nga më të turpshmit dhe më të manipuluarit në historinë e zgjedhjeve pluraliste.

Vëllezërit e mi shqiptar!

Ato para që u serviren sot, janë paratë e vrasjes së të ardhmes suaj, janë paratë e krimit të organizuar, i cili po synon ti zgjatë jetën vetes dhe kreu të saj në krye të qeverisë, janë helmi që u serviret në kupën e shpresës, prandaj refuzojini dhe mendoni për një cast rëndësinë që ka vota juaj! Denonconi këto individë, pasi po vjedhin të ardhmen tuaj, bashkërisht le ti japim shpresë këtij vendi!

Eduart Ndocaj

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com