Nga Elona CASLLI
Zonja Kurti, në profilin e kryeministrit pata mundësinë të shihja videon, ku ju shfaqeshit me zë dhe figurë duke portretizuar udhëheqësin e duhur për Shqipërinë.
Zonja Kurti, mjaftojnë vetëm dy fjali që nuk janë opinione, por fakte për t’ju bërë pyetjen; “Mos keni harruar pjesëzën mohuese ” nuk”?!”.
Gjysmë milioni shqiptarë të larguar për tetë vite dhe një kryeqytet i shkatërruar dhe i pabanueshëm nga kullat.
Ju ftoj të rishikoni tekstin dhe të shtoni pjesëzën mohuese ” nuk” .
Në emër të publikut shqiptar që ju ka duartrokitur aq shumë dhe në dobi të shqiptarëve, po ndërhyj unë në tekst dhe po e shtoj pjesëzën që mungon.
Teksti i saktë dhe në përputhje me të vërtetën tragjike të kombit shqiptar do të ishte;
Kur lumenjtë dalin nga shtrati,
kur sëmundja kërcënon jetën tonë,
kur përballemi me kohët më të vështira,
Shqipërisë NUK i duhet Edi Rama.
Ai ndalet gjithmonë.
Ai NUK lufton për ne dhe lufton KUNDËR Shqipërisë, si askush tjetër.
Post Scriptum- Zonja Kurti Shqipëria mund të ketë nevojë për gjithçka dhe gjithkënd, veç Edi Ramës dhe Erion Veliajt.