Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale përmes një video-mesazhi në facebook ka kërkuar nga shqiptarët që ta mbështesin në zgjedhjet e 25 prillit.
Basha në videon e postuar thekson se shumë gjëra janë pjesë e imagjinatës, por ka dhe shumë të tjera që mund të behën realitet.
“Besojeni!
Mbylli sytë dhe imagjino
Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës
Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.
Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.
Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!
Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!
Krijimi i vendeve të punës është i mundur!
Futja në Bashkimin Europian është e mundur!
Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill” ka thënë Basha në video-mesazhin e tij.











