FORCA për ndryshim!
GARANCIA, FAMILJA FISNIKE DHE INTELEKTUALI
Demokristian: Çlirohuni nga makthi kriminal i Edi Ramës!
Nga: Agron Prebibaj
Në fakt Demokristianët ose më drejt e thënë qytetaria katolike i përkiste dhe duhet ti përkasë të djathtës, pa paragjykuar PD-së apo PDK-së, por se ç’është e vërteta kishim firo këto vitet fundit.
Së pari, përgjegjësia për këtë firo duhet kërkuar nga PD dhe lidershipit demokristian i cili nuk arriti të mirë menaxhojë me besueshmeri elitën e familjet e mëdha katolike, duke i përdorur për koperturë sa për ti shtrydhur, e pastaj duke i flakur lehtë, e kjo vetëm për një oponencë e tyren brenda familjes politike, pa gjykuar natyralitetin demokristian.
Së dyti, ky pinjolli i rracës së ligë shqiptare që në bashki e nisi gegofobinë e tij, duke veshur polic bashkiak të komunitet katolik e verior, e për të sfiduar PD&PDK në zgjedhjet 2013-ës, me deputetë me rekorde krimanale, kjo sfida e parballjes me intelektualin i cili u gjënd i pambrojtur politiksht, por edhe edhe nuk lufton me kriminelin.
Pra, e djathta nuk u kujdes për elitën e cila ishte e rreshtuar djathtas, por i dorzoi nën kryqëzatën Rama me bandat e sajuara, për të lënë hapsira në të gjithë Shqiprinë.
Duhet veçuar se bota intelektuale katolike, por edhe ajo veriore e mbarëShqiptare ishte dhe është e rreshtuar në krahun politik PD & PDK, por janë detyruar të heshtin përballë mos garancisë politike duke patur përballë njerëz të rrezikshem me rekorde kriminale.
Në zjedhjet e 2013 Edi Rama, përfaqësoj botën katolike (identitetin kombëtar) me maksimumin e mundshëm me individ negativ, po ashtu edhe Veriun, por edhe në disa zona të Jugut u ndoq i njëjti proces.
Ky ishte procesi i shëmbjes së botës intelektuale përballë botës e kriminale, e pastaj për t’a shëndrruar në oligarki.
Familja e shëndoshë shqiptare, familjet fisnike, bota intelektuale kanë qënë e mbetën djathtas, por politika duhet të ketë strategji që të mos t’i presë në besë, por ti mbajë gjithnjë si burim njerzor e pasuri kombëtare.