InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Shqipëria fiton një ideal të ri që thërret për ndryshim”!

22 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Mos-harresa e së keqes është thirrja për një  angazhim të përbashkët për ndryshim ”

Nga Ardit GJINALI

Nuk është një brohoritje mbështetëse, nuk është buzëqeshja e zoritur e  një mirësjelljeje hipokrite, nuk është  britma njerëzore që rreket të mveshë frikën; – është entuziazmi qytetar që thërret shpresën dhe mposht  të tillën frikë  që falangat pushtet-mbajtëse tentojnë të përcjellin ndaj qytetarit të zakonshëm; është thirrja qytetare për ndryshim thelbësor dhe për një angazhim të secilit  që bazohet në një ideal të ri  për një Shqipëri të rëndësishme sërish që fiton normalitetin. Një bashkim i rëndësishëm  energjie dhe vullneti njerëzor për të jetësuar ndryshimin ; vullnet i vërtetë që lexohet në sytë e shqiptarit të shumëvuajtur përgjatë kalvarit të sagës keqqeverisëse; sagë e mundimshme ku secila derë e shpresës është përplasur përdhunshëm në fytyrën e secilit qytetar; -segmentet famëkeqe keqqeverisëse kanë ndërmarrë akte dhe veprime të vazhdueshme për të errësuar secilën rreze drite  që lind nga ideali njerëzor që përmbys secilën ujdi meskine; ideali njerëzor është thelbi që mbron ekzistencën e qenësishme të një shoqërie; i tilli  është kushtrimi për të ngritur themelet e së ardhmes  duke ndryshuar të tashmen.

Një ideal i ri që thërret për ndryshim…i tilli ndryshim që nuk mund të jetë ideal, por do të shënojë nisjen e një rrugëtimi shprese, besimi dhe bashkimi të një enumeracioni aspak  të tepërt të synimeve dhe pritshmërive të një shumice qytetare që nuk është thjeshtë e tillë morale, por gjithashtu politike; një shumicë thelbësore qytetarësh të lirë që përbëjnë të tillin thelb të shpirtit të patjetërsueshëm të një Shqipërie që mund të përkulet nga sulmi i vazhdueshëm i flukseve autokratike, por nuk dorëzohet- qëndresa fisnike e individit të lirë që vendosi të jetonte në këtë vend është themeli i përballjes qytetare me uzurpuesit e  shpresës; e tilla qëndresë është pasqyra për secilin të larguar  që të kthehet  në atdhe për të mos u larguar sërish;  është zëri i besimit dhe idealit për një Shqipëri të jetueshme dinjitetshëm ku mundësia e barabartë për secilin është thelbi i lirisë, e tilla që mbron demokracinë  dhe konsolidon shtetshmërinë që është  pushtuar nga mësymja e hordhive që rendin qorrazi në shikim dhe me  asfare mendim drejt rrëzimit së Republikës dhe qafë-thyerjes së palavdishme të mëpasshme  të tillëve, gjithashtu.

Zëri qytetar kumbon dhe është shpresa e dritës në një errësirë që nuk ka fshehur dot mëkatet  e ansamblit jo njerëzor  me fytyra njerëzore  që dergjen  gëzueshëm mbi lotin, pikëllimin, dëshpërimin e  të pamundurve, të tillë asfare nga mungesa e aftësisë , por nga vjedhja e mundësisë; zëri qytetar është zëri i revoltës ndaj padrejtësisë, gënjeshtrës, hilesë, maskarallëkut dhe pisllëkut politik që zhgërryhet në baltën e dallavereveqë shijon për të njëjtët si mjalta, por ndot dhe kutërbon pavarësisht një fasade neverie llamburitëse që nuk verbon dot shikimin e së vërtetës nga i njëjti halleshumë; – fasada llamburitëse është errësira që rreket të fshehë mëkatet, por e njëjta nuk mund të fshehë kutërbimin  ndotës të arishverishllëkut  gjuhë-jashtë dhe sy-shkelur pas shpinës së qytetarit halleshumë.

25 Prilli është dita e së vërtetës qytetare që do të ndëshkojë  gënjeshtrën keqqeverisëse; është zëri qytetar që  dëgjohet dhe nuk  shuhet  dot nga tentativat qeverisëse; është vullneti qytetar që shprehet përmes votës dhe nuk deformohet dot për shkak të pjesëmarrjes masive në zgjedhje; 25 Prilli është data që fton për një pranverë shqiptare të demokracisë ku besimi për ndryshimi është ideali më i lartë njerëzor dhe shoqëror, gjithashtu. Koha e një bashkimi të madh  për një shpresë të re, besim të ri dhe për ndryshim është tani! Një shpresë e re është themeli i një ideali të ri që do të jetësojë ndryshimin e merituar në një Shqipëri që fiton. Koha e një bashkimi të madh  për një shpresë të re, është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”
Show Biz

Bebe Rexha SHPËRTHEN ndaj komentueses: “Në këtë mes ti je….”

15 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 15 Nëntor 2025

15 Nëntor, 2025

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com