Nga Ilir Allkja, mjek
Vendi im duhet të ishte në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë më të madhe të shekullit, në krah të sëmurëve të shumtë që po vuajnë në Shqipëri dhe që kanë nevojë për mjek .
Kryeministri i vendit më pushoi nga puna duke marrë gjithë kostot mbi vete ( e ka pranuar në Open, Top-Channel datë 14 janar 2021) vetëm e vetëm sepse kritikova shërbimin e dobët karshi të sëmurëve dhe sepse kërkova siguri për shëndetin e jetën e bluzave të bardha .
Falë papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie Shqipëria ka bilancin më tragjik të humbjes së jetëve të bluzave të bardha në botë , këshillat dhe kritikat e mija, jo vetëm që nuk u përfillën, por përkundrazi u ndëshkova per to .
Garantoj gjithë shqiptarët se për 28 vite punë nuk kam patur asnjë çeshtje në prokurori apo gjykata për mjekim të pakujdesshëm, nuk kam patur asnjë akuzë nga pacientë apo familjarë pacientësh, asnjë denoncim për marrje rryshfeti, nuk kam patur asnjë masë disiplinore nga drejtoria e spitalit apo
Urdhri Mjekëve Të Shqipërise
.
Gjithë shqiptarët janë dëshmitarë se ata që akuzohet publikisht për zhvatje, Rama i gradon.
Ky është standarti i tij, i rrilindjes !
Normalisht që për kryeministrin e vendit por edhe për sufllaqexhinjtë e rrinindjes nuk ka asnjë rëndësi një mjek më pak, për t’ju shërbyer mijëra të sëmurëve . Për kryeministrin ka rëndësi propaganda për të mbajtur pushtetin dhe një mjek që ja nxjerr bojën propagandës e shqetëson kryeministrin , ndaj kryeministri i dalëduarsh, hakmerret egërsisht duke e flakur në rrugë, pavarësisht pacientëve që mbeten të pambuluar me shërbim jetëshpëtues .
Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të lejojë askënd ta shqetësojë për jetën e shëndetin e popullatës, ai ka dhënë prova se godet ashpër gjithkënd që i cënon propagandën e tij të lajthitur në mbrojtje të rregjimit !
Unë jam zyrtarisht i papunë që prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe misioni im është të jem përkrah njerzve dinjitozë e krenarë të Shqipërisë, për të hequr sa më shumë metastaza nga kanceri i rrilindjes që ka pushtuar trupin e vendit tonë .
Të jesh asnjëanës në momentet egzistenciale të Shqipërisë, është e barabartë si të jesh me bandën e bastardëve të rrilindjes !
Unë kam zgjedhur të jem përkrah Popullit Opozitar kundër banditëve të Ramës !