InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha pritet kudo si kryeministri i Shqipërisë!

14 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Socialistë, braktiseni Ramën për të mirën e Shqipërisë

Nga Aleks KAPLLAJ

Kur na ndajnë pak më shumë se 40 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kur Edi Rama po numëron ditët e fundit të pushtetit të tij autokratik, përçarës dhe përbuzës ndaj qytetarëve, Lulzim Basha ka ndezur entuziazmin e rikthimit të pluralizmit dhe demokracisë, e rikthimit te shpresës, pa dallim bindjesh politike dhe të garancisë së realizimit të ëndrrës të popullit shqiptar, për integrimin e vendit tonë në familjen e Bashkimit Europian.

Dje dhe sot në Kavajë, Durrës, Lezhë e Elbasan dhe nesër në Shkodër, Vlorë, Korçë, Peshkopi, Tepelenë, Fier, Lushnje, Mirditë, Krujë, Berat, Tropojë, Gjirokastër, Sarandë, Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha po pritet dhe do të pritet si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Basha po prezanton programin dhe kandidatët, më të mirët për momentin, për të garantuar një fitore që u takon të gjithë shqiptarëve, sepse me programin e Aleancës per Ndryshim, fitojnë të gjithë shqiptarët.
E gjithë forca e kryeministrit të ardhshëm të vendit është mbështetja që ka ai në të gjitha shtresat shoqërore të Shqipërisë, të botës së biznesit dhe të prodhimit, të shërbimeve dhe të shëndetësisë, të kulturës dhe të artit, të pensionistëve dhe rinisë, punonjësve të administratës apo të punësuar në kompanitë private dhe ish të persekutuarit e regjimit komunist dhe me vetëdijen e përgjegjësisë për realizimin e tij.
Basha me programin e qeverisë së tij, po nënshkruan kontratën me të gjithë shqiptarët: me fermerët, me sektorin e turizmit dhe të tregtisë, me arsimtarët dhe studentët, me mjekët e ndershëm dhe të gjithë ata që e kaluan virusin dhe që duhet të rimbursohen 100%, me invalidët, me pensionistët që duhet të kenë një pension që garanton minimumin jetik. Kjo arrihet edhe me uljen e taksave si të biznesit dhe qytetarëve dhe sidomos atyre që nuk kanë të ardhura, deri në ndihmën financiare për burimet jetike, duke ulur evazionin fiskal.

Basha po nënshkruan kontratën me të gjithë shqiptarët që duan shtetin e së drejtës që themelohet mbi lirinë, familjen dhe pronën private, që garanton zhvillimin e një shoqërie duke promovuar meritokracinë dhe kompetencat e çdo shqiptari, pa braktisur asnjë në garancinë e një jete dinjitoze.
Rama tashmë ka humbur mbështetjen edhe të socialistëve të ndershëm të thjeshtë apo edhe të shumë senatorëve të Partisë Socialiste, që po i përjashton një nga një nga mundësia për të hyrë në parlament, sepse me humbjen e zgjedhjeve, ka frigë se do të humbasë edhe partinë.
Rama është në ditët e tij të fundit si kryeministër dhe kjo e tregon edhe injorimi i çdo këshille nga ambasadorët perëndimor!

Ai injoroi disa herë edhe thirrjen më llogjike të ambasadores së SHBA, zj. Yuri Kim dhe të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca për dekriminalizimin e listave për kandidatët e partive për deputetë në parlamentin shqiptar. Të njëjtën gjë e bëri me Teatrin Kombëtar që e shembi edhe pse ambasadorët kërkuan një konsensus me shoqërinë civile dhe AMT, me ndryshimet në kodin zgjedhor që i votoi pa kompromisin opozitë-pozitë, duke e larguar përherë e më shumë Shqipërinë nga standartet perëndimore.
Përtej dështimeve të Ramës në dy mandatet e tij, qëndron programi realist dhe gjithpërfshirës që po paraqet Lulzim Basha para shqiptarëve duke u afruar fitores së 25 prillit, që shqiptarët po binden çdo dit e me shumë se mund t’i besojnë qeverisjen e vendit dhe orjentimin perëndimor në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si familja e jonë natyrale.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com