Nga Ilir ALLKJA, mjek
Si sot një vit më parë provova dhunën e rregjimit të Ramës kundër personit tim, kundër një mjeku, vetëm e vetëm sepse kërkova më shumë mbrojtje e siguri në punën time, dhunë që vazhdoi pandalim gjatë gjithë vitit.
Pasojë e papërgjegjshmërisë së rregjimit sot Shqipëria ka 44 mjekë që kanë ndërruar jetë , dhe shumë më tepër infermierë, duke u rreshtuar vendi i parë në botë.
Bilanc tejet tragjik ky për Shqipërinë.
As Hitleri, as Musolini nuk i preku mjekët, ndërsa rregjimi i çmendinës i linçoi, i flaku në rrugë , i burgosi !
Ky është Edi Rama, njeriu që për fat të keq i beson pjesa më naive, më vulnerabël e shqiptarëve, si dhe mbështetet malavita , mafia e vendit !