InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama, si mulli pa kokrra!

13 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
VIDEO/ Rama, më 25 prill nuk do të gajasesh më!

Nga Alket VELIU

Edi Rama përditë po zhvillon një betejë private mes delirit të madhështisë për veten dhe asaj që ndodh realisht. Tallavitet me daulle se e ndjen që është humbësi i madh i zgjedhjeve! U ngjir duke mbajtur fjalime për fitore, se e di që do të dalë me këpucë të kuqe. Ka arritur deri atje sa gjysma e shishes bosh t’i duket plot dhe mban fjalime për fitore.

Me “mrekullitë” e tij mbetëm të fundit në rajon për mirëqënie e drejtësi dhe të parët për korrupsion, sherre e varfëri! Por atij i duket vetja si peshkaqeni, vërtet e kanë dënuar me mbytje, por e kanë hedhur në detin… që ia bëri qokë Greqisë.

Dy ditë më parë në Vlorë, teksa kërkonte “i shqetësuar” kandidatë çamë nga opozita (se ata që njihte i firoi dhe i futi të gjithë në lista) e cilësoi Shpëtim Idrizin “sekseri i Çamërisë…”. Sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe (Botim i AKSH) viti 2006, kuptimi i fjalës “sekser” është “ndërmjetës për shitblerjet”. Shqiptarët e dinë mirë, o Ram Mavriu, se kush është marrë me sekserllëqe, kë kanë hequr për hunde grekë e serbë, kush shiti det e stere, mbushi vendin me varreza greke. Duke varur në dyert e këtyre varrezave edhe çështjen çame ke dalë nga lëkura jote, si gjarpëri që del nga lëkura e tij, me faqet e mbufatura të ekstazës së tradhtisë, të fëlliqura deri në pëgërje.
Duke sharë e përgojur PDIU dhe Idrizin je bërë si i çmenduri që vallëzon me rrufenë në duar, si murgu që ngre poturet e tij për të pshurrur kudo në botën shqiptare. Historinë, sa më shumë ta falsifikosh, aq më pak prodhim të jep. PDIU nuk mban përgjegjësi për politiqenër që u kruhet, u djeg dhe s’dinë ku të gjejnë derman. Në pazar njeriu që bërtet më shumë është matrapazi, që përpiqet të shesë mallin e vet skarco dhe shan mallin e të tjerëve.

Ram Mavriu bluan e bluan (propagandë), si mulli pa kokrra, dhe u thotë qytetarëve: Shtrëngoni rripin, se më duhet një mandat i tretë! Por, ah…! Po më pengojnë këta aleatët e PD-së… Po më bëjnë gjëmën! E kap paniku dhe “kuak” si bretkosat, që nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë se sa të kuakin! Nuk e kupton se sa më shumë të kuaki për PDIU-në dhe të mërmëriti emrin e Shpëtim Idrizit nga moçali i tij elektoral, aq më shumë i shtohen votat kësaj partie.

PDIU, plotësisht e imunizuar nga skllevër e të shitur si puna jote, në 25 prill do të gjejë një kapelë që t’i shkojë kokës sate, ose do të të japë një helmetë koke. Të shtrëngon? E po, ç’rëndësi ka, të rri mirë! Më 25 prill PDIU do të mbledhë me qetësi dhe do t’i vërë në një kuti, te koka e arkivolit tënd elektoral, të gjitha anatemat, pasthirrmat, presjet, pikëpresjet, vizat ndarëse, kllapat katrore, pikat, pikëçuditëset, që t’i lëshove.
Ramë Mavriu bën mirë që e ndjen rrezikun e PDIU-së, por ende nuk e ka marrë vesh se nga do i vijë fundi i vërtetë. E ka pësuar si heroi i asaj fabulës së njohur që kishte gjetur belanë me një qerrata lepur që i brente shalqinjtë, pjeprat dhe trangujt. Për këtë iu ankua gjykatësit, i cili erdhi me 6-7 trima, hipur mbi kuaj, armatosur me shpata e armë zjarri. I ranë qoshe më qoshe kopshtit, kaluar siç ishin, dhe bënë batërdinë. Në kopësht nuk kish mbetur më asgjë. Pasi hëngrën dhe një drekë të mirë, i thanë kopshtarit: Ti kot po qahesh, në kopësht nuk kishte as lepur e as dhelpër. Nga kopshti yt, o kryederdimeni i “rilindjes”, socialistët janë larguar me shpejtësi, si kopeja e Panurgut”, dhe nuk i ndalon dot më.

Tani ata dinë të dallojnë mirë tepsinë nga luga, kusinë nga tigani. Me hir apo me pahir, ti i shtove radhët e popullit opozitar dhe përgatite funeralin e “rilindjes” sate.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com