Eduart Ndocaj, tashmë një kandidat potencial dhe i votuar gjithnjë në qarkun e Lezhës, ka apeluar zgjedhësit e këtij qarku të votojnë kandidaturën e tij, e cila vjen në një moment të rëndësishëm për rëndësinë që paraqet situata politike në vend.
Duke shpalosur pjesë të kolonës programore të aleancës Demokracia e Re, ku Ndocaj është përfaqësues i listës së këtij koalicioni në qarkun Lezhë, ai është ndalur në evidentimin e vlerave që paraqet subjekti politik ADK, si dhe rëndësinë që ka ky subjekt në Kuvendin e Shqipërisë, pasi partitë simotra europiane japin garancitë e duhuara për një konfigurim politik me pjesëmarrjen e Aleancës Demokristiane, të kryesuar nga Zef Bushati.
Kaubojsi, ka nënvizuar se kjo është partia e vetme në spektrin politik shqiptar që mban larg individët e inkriminuar dhe segmentet kriminale të parave të pista.
Deklarata e plotë:
Partia Aleanca Demokristiane e udhehequr nga Ambasador Zef Bushati do kandidoje me perfaqesuesit e saj ne Qarkun Lezhe, Qarkun Shkoder dhe Qarkun Kukes ne kuader te nje marreveshtje me Partine Aleanca Demokracia e re e udhehequr nga Dr. Edmond Stojku. Demokristianet si garanci per elektoratin shqiptar kane mbeshtetjen qe demokristianet Gjermane, Italiane, Franceze, dhe te gjitha Partite Demokristiane Europiane i japin Partise Aleanca Demokristiane per te ndryshuar realitetin ne Shqiperi. Demokristianet jane njerez te ndershem, kurajoze, guximtare, qe nuk tremben perballe korrupsionit, kriminalitetit, droges e prostitucionit qe po gerryen dhe varferon shqiptaret. Ne kete beteje kunder qeveritareve te korruptuar duhet te jemi te bashkuar. Te bashkuar jemi me te forte. Bindjet tona per nje Shqiperi Europiane jane nje vlere e shtuar per qytetaret e shqiperise. Ne jemi bijte e Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes, ne besojme tek Zoti dhe ushqehemi me dashurine per kombin Shqiptar. Demokristianet nxisin dashurine njerezore, ta duam njeri tjetrin, te ndihmojme njeri tjetrin dhe te gjithe se bashku te ndertojme Shqiperine, te ndertojme Qarkun e Lezhes, Mirditen,Rreshenin e Mamurrasin, Kurbinin e Laçin, Milotin e Fushe Kuqen. Te bashkuar mirditore e malsore te mendojme per familjet tona dhe femijet tane. Ta bejme Qarkun Lezhe demokristian. Aleanca Demokristiane me Lezhen e Mirditen Europiane. Rrofshin mirditoret e malsoret, rrofshin shqiptaret. Zoti e ndihmofte Shqiperine.










