InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Vota për ndryshim, shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse”

12 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Mos-harresa e së keqes është thirrja për një  angazhim të përbashkët për ndryshim ”

Nga Ardit GJINALI

Nuk është çështja e zgjedhjes së të keqes më të vogël, por për të ndëshkuar të keqen e madhe përmes bashkimit qytetar të vlerave të përbashkëta  për një shpresë dhe besim të ri që do të ndryshonte të tashmen dhe do të garantonte një të ardhme ndryshe për Shqipërinë; bashkimi i sotëm si një garanci për të penguar përsëritjen e kalvarit të së tashmes ku qytetari i zakonshëm i këtij vendi ka humbur shumëçka të rëndësishme;- qytetari halleshumë ka humbur vitet që janë shenjuar nga diktati keqqeverisës, i tilli  që ka lëshuar secilin ferman famëkeq për të instaluar një regjim autokratik që rreket të uzurpojë secilin segment shoqëror dhe të shuajë secilën qelizë të reagimit shoqëror;- regjimi kërkon shkurajimin qytetar të pjesëmarrjes  së të njëjtëve në secilin proçes demokratik sepse fuqia e votës mbetet temjani i djallëzisë keqqeverisëse që nuk mund të përballet me qytetarin për shkak të bilancit të munguar dhe enumeracionit të të pabërave që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e kthyer në tokën e pajetueshme për bijtë e tij;  Shqipëria  e mpakur në popullsi , e drobitur në shtetshmëri  dhe e sëmurë në trup për shkak të takimit tragjik të aftësisë së munguar, grykësisë së shfrenuar dhe djallëzisë së qëllimtë,  të tillët përcaktorë që përbëjnë boshtin e sjelljes qeverisëse së pushtet-ushtruesve.

Shqipëria e sëmurë ku pushteti ka gllabëruar shtetin dhe tjetërsuar Republikën mund të shërohet përmes ushtrimit demokratik të instrumentit të votës dhe të një pjesëmarrjeje aktive qytetare, e tilla pjesëmarrje që do të garantonte dëgjimin e zërit qytetar dhe do të hidhte tutje secilën llogari të zezë pushtet-mbajtëse për të vijuar sundimin , e tilla llogari  që bazohet nëpjesëmarrjen e munguar qytetare; vota është ilaçi që do të shëronte Shqipërinë, e tilla votë është vaksina kundër virusit të keqqeverisjes; vota është kundërtrupi që nuk lejon prekjen e nervit qytetar  që përmban shpresën për ditë më të mira në këtë vend; vota dhe fuqia që buron për shkak të së tillës është kushtrimi dhe thirrja për ndryshimin që nuk mund të konsiderohet si një nevojë, por si një domosdoshmëri shoqërore; vota është ndëshkim për secilën dukuri negative të së tashmes; vota është besim për një të nesërme më të mirë; vota është kurajo qytetare për tu përballur me të keqen; vota shemb absolutizmin  dhe ndërton demokracinë; vota përbuz arbitraritetin dhe thërret për të drejtën; vota shëron trupin institucional të një shteti dhe është dëshmia e një shpirti shoqëror të patjetërsuar; vota është drejtësia shoqërore mbi padrejtësinë politike të pushtetit; vota është fuqi dhe pushtet që rrëzon një pushtet të ushtruar keq, i tilli që nuk mund të deformojë vullnetin qytetar nëse individi angazhohet për rrëzimin e autokracisë; vota është liri dhe mundësi për normalitet që do të realizohet përmes ndryshimit.

Shqipëria kërkon ndryshim dhe qytetari thërret të tillin; pjesëmarrja masive në zgjedhje është mënyra e vetme demokratike për të jetësuar ndryshimin e shumëpritur; ndyshim mendësie dhe sjelljeje qeverisëse në një Shqipëri ndryshe të së nesërmes;- në Shqipërinë normale të një qeverie normale dhe Kryeministri normal, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar  përmes fuqisë së votës është tani! Vota për ndryshim shëron Shqipërinë dhe ndëshkon padrejtësinë keqqeverisëse. 25 Prilli është dita dhe data që fton për një fillim të ri, besim të ri, shpresë të re dhe për ditë më të mira në një Shqipëri ku mundësia e barabartë  është themeli i lirisë. Koha për një shpresë të re dhe ndryshim është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë!

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com