InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Rama ka sjellë përkeqësim”, Basha: Gratë prioritet i yni, synojmë të minimizojmë dhunën në familje

12 Mars, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Rama ka sjellë përkeqësim”, Basha: Gratë prioritet i yni, synojmë të minimizojmë dhunën në familje

Kryedemokrati, Lulzim Basha, këtë të premte do të vizitojë qytetin e Durrësit, ku do të prezantojë kandidatet gra të Partisë Demokratike në këtë qark.

Basha theksoi se gratë zënë një vend të rëndësishëm në ideologjinë e PD. Ai shtoi se nënat, motrat dhe bashkëshortet shqiptare meritojnë jetesë më të mirë, paga më të mira.

Gjithashtu, ai theksoi se do të kujdeset për të minimizuar dhunën në familje dhe kjo sipas Bashës arrihet duke rritur të ardhurat familjare.

“Në Durrës në takim me kandidatet gra të PD, që do të përfaqësojnë jo vetëm logon tonë, por optimizmin, ndryshimin që gratë shqiptare do të sjellin. Ajo që është e rëndësishme është se do të jemi bashkë në një bashkim forcash dhe energjish, të grave që vijnë nga vende të ndryshme të vendit, port ë bashkuara në një objektiv madhor që është ndryshimi, si domosdoshmëri.

Kemi vullnetin për të ecur përpara. Do të shikoni shumë shpejt, se nuk bëhet fjalë për makijazh, por për fat të keq, duket qartë tentative e dështuar e atij që për tetë vite me radhë i ka shkelur me këmbë gratë shqiptare, duke detyruar fëmijët e tyre të ikin në emigracion.

Bëhet fjalë për një bashkim të sinqertë ku të gjitha gratë e gjejnë veten. Ka intelektuale, shkrimtare, profesioniste të zonja, kryefamiljare që kanë humbur bashkëshortin dhe kanë luftuar ditë për ditë me sakrificat për të rritur fëmijët e tyre.

Ka arsimtare të nderuara që i shërbejnë qytetit, ka artiste, ekonomistë të zonja që e kanë parë shumë mirë këto 8 vite që politikat e dështuara të Ramës kanë sjellë përkeqësim.

Ka përfaqësuese si mjeke, inxhiniere, arkitekte, student, pra një bashkim i vërtetë përfaqësues i gruas shqiptare, për t’i prirë ndryshimit. Shoqëritë ndahen në dy pjesë: ata ku gratë marrin rolin e tyre janë shoqëri të zhvilluara, por në fakt është barazia mes burrit dhe gruas që sjell përparimin e shoqërisë, ky është vizioni ynë.

Do të risim shanset për punësim, do të rrisim pagat, do të minimizojmë dhunën në familje që këtu ndikon ekonomia.

Nënat tona, motrat tona, bashkëshortet tona, të nderohen sit ë pazëvendësueshme në çdo fushë, dhe të jetë e mbrojtur nga çdo dhunë, sidomos ajo verbale që frymëzohet nga kryeqeveritari në ikje, me listën e tij të dështuar, që do e largojë më 25 prill”, tha Basha.

Basha iu përgjigj dhe pyetjes së qytetarëve. Altini, një qytetar nga Durrësi, pyeti liderin e PD, se kryeministri Rama është shprehur se nëse nuk fiton më 25 prill, procesi i rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti do të ndalojë. Basha iu përgjigj qytetarit, duke thënë se PD ka një plan në lidhje me rindërtimin.

Partia Socialiste ka thënë se po nuk fituan zgjedhjet shtëpitë në Durrës, të dëmtuara nga tërmeti nuk do të ndërtohen?

Lulzim Basha: Altini e di fare mirë që Rama ka shkelur të gjithë premtimet. Ai rindërtimin e ka parë tek dy gjëra, vjedhje dhe propagandë.

Ajo ka qenë një mundësi më shumë për të grabitur para dhe e përdorur politikisht. Plani ynë për rindërtimin, të paktën do të kishte përfunduar në zonat rurale.

Rama nuk i bëri. Në qytetin e Durrësit janë bërë përpjekje për të grabitur troje.

Rindërtimi nga ngecur në vend dhe është një dëshmi e shndërrimit total të Edi Ramës. Ne kemi një ekip të veçantë për të bërë, nga ekspertët më të mirë.

 

Të Lidhura

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025
Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com