InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Borati, ky mashtrues “në katror”

11 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Borati, ky mashtrues “në katror”

Nga Erion Dasho/

Kur sheh hartën europiane të kontrollit të epidemisë së COVID-it, Shqipëria me një Rt = 0.9 hyn ndër vendet më të suksessëm (ngjyra bojë qielli tregon kontroll të mirë të epidemisë, ndërsa ngjyra e verdhë dhe rozë situatë të pakontrolluar).

Faktikisht, kjo është Rt-ja imagjinare e Boratit dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodh realisht në terren. Me afrimin e zgjedhjeve, Boratit i duhet kontrolli i epidemisë për të propaganduar suksesin e radhës. Duke qenë se epidemia nuk kontrollohet dot pa masa, Borati ka zgjedhur mënyrën e vetme të “kontrollit” që është i aftë të zbatojë, mashtrimin dhe manipulimin.

Së pari, ulet numri i testeve. Nga 4,000 teste që kryheshin në janar dhe shkurt, sot bëhen 3,000 teste në ditë Sa më pak teste, aq më pak raste. Sa më pak raste, aq më pak vdekje.

Së dyti, blihen teste më pak cilësorë me sensitivitet më të ulët. Në këtë mënyrë, edhe kur një person ka prani të virusit në rrugët e frymëmarrjes, testi e nxjerr “të shëndetshëm”. Ky rezultat quhet “fals negativ”.

Së treti, anashkalohet momenti i artë i testimit. Testi i shpejtë ka vlerë 4-5 ditët e para të sëmundjes. Duke përdorur me marifet sistemin e referimit, kryerja e testit shtyhet pas ditës së pestë apo të gjashtë, kur virusi nuk është më prezent në hundë apo fyt. Fatkeqësisht, në këtë kohë virusi mund të ketë kaluar në mushkëri me pasoja që merren lehtë me mend.

***
Në ndryshim nga sivëllezërit afrikanë që kanë zgjedhur të mos testojnë askënd dhe të deklarojnë “fitoren” mbi virusin, Borati ka zgjedhur rrugën e ndërmjetme, atë të mashtrimit. Ai teston pak dhe teston keq.

Gjithsesi, rezultati është i njëjtë me atë që kanë arritur vëllezërit e tjerë mashtrues. Shqipëria tashmë edhe sipas ekspertëve të Harvardit (të cilët janë të detyruar të përdorin shifrat e manipuluara të Boratit) rezulton një shkëmb i ri graniti buzë Adriatikut.

Ndërkohë njerëzit sëmuren dhe vdesin si më parë.

Borat,

Mënyra e “kontrollit” të epidemisë që ke zgjedhur ti dhe boratët e tu është kriminale. Ajo kalon mbi të sëmurë dhe të vdekur të padiagnostikuar.

Deri tani janë mbi 8,500 vdekje shtesë për të cilat duhet dhënë llogari. Fatkeqësisht, për shqiptarët që ende qeverisen nga ty, ky numër veç po rritet.

Borat,

Në kulmin e pandemisë, ti i le shqiptarët pa teste, pa mjekim, pa spitale dhe tashmë edhe pa vaksina. E ktheve Shqipërinë në një vend sëmundje dhe vdekje.

Në këtë tragjedi ka vetëm një anë pozitive. Koha e dhënies llogari po afron!

***
Shënim: shifrat e manipuluara të ministrisë së shëndetësisë dhe komitetit janë përdorur rëndom gjatë gjithë pandemisë nga puthadorët e Boratit për të mashtruar publikun.

Kur deklarohet në media se “OBSH e rendit Shqipërinë midis vendeve të suksesshme” apo “bazuar në ëebsite prestigjioze si Worldometers apo universitete si Johns Hopkins, Shqipëria ka pak raste apo pak vdekje”, faji nuk është i këtyre institucioneve dhe organizatave; ato thjesht përdorin të dhënat që prodhojnë mashtruesit tanë.

Kësisoj, Borati dhe boratët mund të quhen pa frikë “mashtrues në katror”, pasi gënjejnë fillimisht të huajt dhe më pas duke përdorur këto informacione të rreme, mashtrojnë edhe shqiptarët.

Me të vërtetë djallëzorë…

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 16 Gusht 2025

16 Gusht, 2025

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu
Aktualitet

MOTI bën kthesë/ Ulen temperaturat, në këto zona priten reshje shiu

15 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com