Dy kryebashkiakët, Dritan Leli i Vlorës dhe Dionis Ymeraj i Dibrës, kanë dhënë dorëheqjen nga nga posti dhe pritet të pozicionohen në listat e kandidatëve për deputetë. Në listat emërore të kandidatëve është dhe emri i Edi Ramës.
Kryeministri do të kandidojë në 2 qarqe, Durrës dhe Vlorë, por në të dyja, pritet ta pozicionojë emrin në të 8-in në radhë. Ndërkohë, pak minuta më parë në KQZ ka dorëzuar listën e kandidatëve Partia Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.