Me rastin e ditës kombëtare të arsimit, ose sic njihet ndryshe festa e mësuesve, ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, adreson një mesazh urimi për të gjithë arsimtarët e Shqipërisë duke u dëshiruar atyre respektin e merituar nga brezat dhe gjeneratat e ndryshme, si dhe duke apeluar institucionet për vëmendje më të madhe ndaj kësaj shtrese të nëpërkmbur.
Në postimin e posacëm, Ndocaj ka falënderuar të gjithë ata mësues që kanë dhënë kontributin e tyre në arsmimin e tij dhe që kanë patur një ndikim të fuqishëm tek ai.
“ Jam falënderues kundrejt këtyre njerëzve të shtrenjtë dhe të mrekullueshëm që gjenden në jetët tona”, -do të shprehej ish-deputeti në dedikimin e tij, duke kujtuar se mësuesit janë misionarë të dijes dhe ndaj qeveritë duhet të hartojnë strategji përkatëse për vlerësimin dinjitoz të tyre me paga dhe kushte që sigurojnë përmirësimin e dukshëm të cilësisë së sektorit të arsimit në vend.
Urimi i ish.deputetit Ndocaj:




