InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

OKB: Mësimi në distancë “emergjencë katastrofike arsimore”

4 Mars, 2021
in Artikuj, InfoPress, Lajme
A A
OKB: Mësimi në distancë “emergjencë katastrofike arsimore”

UNICEF, Fondi i Fëmijëve i OKB-së, thotë se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë janë mbyllur plotësisht prej pandemisë së koronavirusit, me vendet në Karaibe dhe Amerikën Latine ndër më të prekurat.

Miliona fëmijë po përballen me një “emergjencë katastrofike arsimore” pasi izolimet prej koronavirusit kanë mbyllur shkollat në të gjithë botën, tha të mërkurën (03.03) organizata kryesore e OKB-së për fëmijët.

UNICEF tha se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë në 14 vende janë mbyllur plotësisht për gati një vit të tërë për shkak të pandemisë.

Organizata paralajmëroi se 214 milionë fëmijë në mbarë botën – ose 1 në 7 – kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mësimit të tyre në klasë që nga marsi i vitit 2020.

“Ndërsa po i afrohemi një vjetorit të pandemisë COVID-19, ne përsëri kujtojmë emergjencën katastrofike të arsimit që kanë krijuar masat kufizuese në mbarë botën,” tha Drejtorja Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.

“Çdo ditë që kalon fëmijët me pamundësinë për të ndjekur fizikisht mësimin në klasë mbeten gjithnjë e më shumë prapa, kryesisht ata më të margjinalizuarit që paguajnë çmimin më të rëndë,” tha ajo.

“Asnjë përpjekje nuk duhet kursyer për t’i mbajtur shkollat të hapura, ose për t’u dhënë përparësi atyre në planet e rihapjes.”

Izolimet goditën shkollat në Amerikën Latine, Karaibe

Të dhënat e OKB-së treguan se dy të tretat e vendeve më të prekura janë në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke prekur gati 98 milionë nxënës. Panamaja i ka mbajtur shkollat të mbyllura për shumicën e ditëve, duke lënë jashtë klasave nxënësit për një total prej 211 ditësh, pasuar nga El Salvador, Bangladeshi, Bolivia dhe Brazili.

Thirrja e UNICEF u përsërit nga organizata bamirësie angleze Save The Children, e cila ka përshkruar pandeminë dhe masat izoluese që pasuan si “emergjenca më e madhe e arsimit në histori”. James Cox, kreu i politikës arsimore në Save the Children, i tha DW-së, se ndikimet e mbylljes së shkollave “do të ndihen për një kohë të gjatë”.

Evropa gjithashtu në vështirësi me mbylljen e shkollave

Çështja ka shkaktuar shqetësime edhe në Evropë, me shumë studentë që kanë humbur kohën e domosdoshme të kontaktit me pedagogët e tyre.

Nxënësit në Gjermani kanë filluar të kthehen në klasë, e po ashtu edhe nxënësit në Skoci dhe Uells janë kthyer në shkolla. Shkollat angleze do të rihapen javën e ardhshme, por Irlanda e Veriut mbetet nën një izolim të rreptë.

Qeveria e re e Italisë ka urdhëruar më shumë mbyllje të shkollave, pasi të dhënat treguan se shumica e rasteve të koronavirusit ishin të variantit më ngjitës, atij britanik.

Të gjitha shkollat në rajonet me rrezik më të lartë do të kalojnë në mësimin në distancë sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (07.03). Më parë, vetëm shkollat e mesme në të ashtuquajturat zona të kuqe ishin të mbyllura.

/Deutsche Welle

Të Lidhura

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025
Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi
Artikuj

Nga Denada Isa: Mësimdhënia është art dhe të tillë e ben mësuesi

22 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve
Bota

I ftohti ekstrem në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve

28 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 28 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 28 janar 2026

28 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com