InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Inceneratori, PD-ja, sfidë Ramës e Veliajt: Tregoni në gjyq se kujt ia dhatë 23 milionë euro

4 Mars, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Inceneratori, PD-ja, sfidë Ramës e Veliajt: Tregoni në gjyq se kujt ia dhatë 23 milionë euro

“Sot në gjykatë bashkë me Ina Zhupën sepse jemi paditur për shpifje për çështjen e inceneratorëve nga Mirel Mërtiri dhe kasta politike që ndan paratë me të.

Ku je Mirel Mërtiri? Pse nuk paraqitesh në gjykatë të bësh transparencë?”

Deklarata është bërë nga kreu i FRPD-së dhe i dërguari politik i PD në disa zona të Tiranës, Belind Këlliçi.

“Të paraqiten bashkë me ty Rama dhe Veliaj. Pse nuk vini të përballemi? 23 milionë euro iu kushton qytetarëve të Tiranës ky incenerator ndërkohë që plehrat janë bërë kapicë. 51 mijë euro në ditë paguajnë kryeqytetasit dhe Tirana vazhdon të qelbet.

Ne kemi vendosur të jetojmë këtu por Tirana është e pajetueshme, jo se është e varfër por se është e vjedhur nga këta që mendojnë se do na trembin me një padi në gjykatë. Prisja t’ju shihja fytyrën në gjykatë po si hajdutë e frikacakë që jeni, nuk erdhët. Edhe 52 ditë! Pastaj ju pret drejtësia! Për jetën e vrarë të Ardit Gjoklaj dhe për 6.2 miliardë euro vjedhje në 8 vjet!

Erdhëm sot në zbatim të ligjit për t’u përballur në fakt me palën që na ka akuzuar. Prisja në gjykatë Mirel Mërtirin të parin, bashkëpronarët e tij në parajsat fiskale. Të vijnë që t’ia bëjnë publike gjithë qytetarëve të Tiranës se kush janë në fakt pronarët e vërtetë. Këtu duhet të ishte edhe Erion Veliaj në gjykatë, bashkë me Edi Ramën, mafia e plehrave, kokat e mafies së plehrave.

Të na thonin se kush janë në të vërtetë pronarët e një inceneratori fantazmë që i kushton qytetarëve të Tiranës deri tani 23 milion euro dhe që Tirana sot është më e pistë dhe qytetarët e Tiranës paguajnë 51 mijë euro në ditë për pastrimin e kryeqytetit.

Tirana është e mbushur me plehra, sepse Tirana duke nisur nga zyra e kryetarit të Bashkisë dhe e kryeministrit në brendësi të saj ka vetëm plehra. Ka plehra të cilët kanë lënë Shqipërinë në vendnumëro. Ka politikanë të korruptuar, drejtues qeveritar të korruptuar që luajnë me fatin e të rinjve, që luajnë me fatin tonë, luajnë me fatin e shqiptarëve.

Ne erdhëm këtu për t’u përballur por përballje nuk pati. Pala kundërshtare as nuk denjoi të vinte, të paraqiste prova se pse po gënjejmë ne, çfarë po gënjejmë, çfarë kemi thënë që nuk shkon që nuk është e vërtetë. Nuk na trembin dot. Jo me padi, jo me shantazhe, jo me kërcënime, e kanë të kot.

Për fat të mirë sot jemi 52 ditë larg nga 25 prilli një datë që do të ndajë njëherë e mirë të ardhmen e këtij vendi.

Mjaft më me abuzimin me fondet e shtetit, me buxhetin e shtetit, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ne me të vërtetë jemi një vend i vogël, një vend i varfër, por me aq para sa ka, sigurisht nëse ka një vullnet të mirë dhe një mirëqeverisje, edhe Tirana mund të pastrohet edhe rrugë mund të ketë në kryeqytet edhe lagjet mund të rregullohen edhe kopshte mund të ndërtohen edhe çerdhe mund te ndërtohen edhe ky vend mund të bëhet i jetueshëm.

Sot Tirana është e pajetueshme duke nisur pikërisht nga niveli i ndotjes në kryeqytet”, tha në fjalën e tij Këlliçi.

Gazetarja: A kishte përfaqësues nga qeveria sot në gjyq?

Belind Këlliçi: Duhet të vinin. I kemi kërkuar, nuk vijnë. Tirana sot është i vetmi vend në botë që paguan miliona euro për djegien e plehrave dhe nuk digjen plehrat dhe qyteti është i mbushur me plehra. Dhe pse të çohemi ne para gjykatës, dy të rinj, unë dhe Ina?

Pse ? Sepse kemi ngritur zërin. Të dalin ta bëjnë transparente, nuk ka asnjë problem. Të thonë të vërtetën ku shkojnë këto para. Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur, këtë duhet të dinë shqiptarët.

Raporti i KLSH- e ka shprehur qartë, të zezë mbi të bardhë, se në 8 vite janë vjedhur 6.2 miliardë euro të lekëve të taksapaguesëve shqiptarë. Kjo është absurde, kjo histori duhet të marrë fund.

Në këtu do të jemi, do të jemi sërish në mbrojtje të opinionit publik, në mbrojtje të kauzave të qytetarëve, për të ngritur zërin, jo për veten tonë por për interesin e qytetarëve shqiptarë.

Kemi vendosur të jetojmë në këtë vend, ta bëjmë këtë vend të jetueshëm, të jetë një vend normal. Të jetë një vend normal. Për fat të keq ne, sot, e kam thënë disa herë, gjendemi gjeografikisht në zemër të Europës, por Shqipëria ka standarde Afrikane, si ato të Mirë Mërtirit në Zimbabve. Kështu që i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ta refuzojnë dhe ta përbuzin këtë model keqqeverisjeje, vjedhje të taksapaguesve dhe i premtoj që do ti çojmë të gjithë para drejtësisë. Të gjithë para drejtësisë.

Ata që vjedhin lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe ata që i kanë marrë jetën një të riu si Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, para 4 vite e gjysmë, që sot nuk ka asnjë të dënuar asnjë të akuzuar para drejtësisë.

Kjo është e turpshme, është e pafalshme. Dhe ajo ç’na ka ndodhur para pak muajsh në landfillin e Sharrës, ka qenë absurde!

Dilnin punëtorët na shantazhuan duke thënë që ju gënjeni sepse këtu nuk ka humbur jetën askush. Kjo është absurde!

Ne nuk e meritojmë këtë qeveri, nuk e meritojmë këtë bashki, nuk i meritojmë këtë klasë politikanësh në krye të qeverisë të korruptuar në çdo qelizë të tyre. Ndaj, 25 prilli është një referendum për t’u ndarë një herë e mirë nga e keqja.

Faleminderit!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 prill 2026!

12 Prill, 2026

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com