Arrestohet ish-presidenti i Barcelonës!

Ish-Presidenti i FC Barcelona, Josep María Bartomeu, është ndaluar nga policia në lidhje me çështjen “Barçagate”.

Ai së bashku me dy drejtues të tjerë të klubit katalanas, Óscar Grau (Drejtor i Përgjithshëm), Román Gómez Ponti (drejtor i shërbimeve juridike) dhe Jaume Masferrer (këshilltar i Bartomeut) kanë rrënë në prangat e policisë.

Skandali “Barçagate” ka lidhje me përgjimet e disa futbollistëve kryesorë të ekipit, përfshirë Leo Messin, nga një kompani e paguar nga Bartomeu.