Basha qesëndis Ramën me vargjet e këngës së Dua Lipës: Ka ardhur koha të të përshëndes nga dritarja!

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me një mënyrë të veçantë mbrëmjen e sotme. Basha publikon një video, ku në fokus është një foto e kryeministrit të menduar që më pas e mbledh dhe e hedh në kosh, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Dua Lipa “We’re Good”. Kreu i PD shkruan disa nga vargjet e saj.

“Është fare e qartë dhe e thjeshtë
Bëmë aq sa mundëm
Ka ardhur koha të të përshëndes nga dritarja
T’i japim fund siç duhet dhe ta mbyllim mirë”.