InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kryeministri që kërkon të bëhet Zot

18 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Kryeministri që kërkon të bëhet Zot

Nga Klodian Tomorri

Dy shekuj më parë, një ekonomist prusian i quajtur Hermann Heinrich Gossen, zbuloi një koncept që më vonë do të shndërrohej në një nga ligjet themelore të ekonomiksit. Duke studiuar konsumin, Gossen vuri re se çdo njësi pasardhëse konsumi nga i njëjti produkt sjell më pak kënaqesi se njësia paraardhëse. Koncepti u elaborua më vonë nga Alfred Marshall dhe mori emrin Ligji i Dobisë Marxhinale Rënëse.

Një individ i mbetur në shkretëtirë është i gatshëm të japë të gjithë pasurine e tij për gotën e parë të ujit. Por për gotën e dytë do të ishte i gatshëm të paguante më pak. Për të tretën shumë më pak dhe për të katërtën, ndoshta nuk do të donte të paguante asgjë. Ligji i dobisë marxhinale rënëse mban për çdo gjë. Por ka dy raste kur ai bie: paraja dhe pushteti.

Natyra njerëzore është e tillë që nuk ngopet asnjëherë me paranë dhe pushtetin. Sa më shumë të kesh aq më shumë kërkon. Siç tha dikur mjeshtërisht Giulio Andreotti; “Pushteti lodh vetëm ata që nuk e kanë.”

Tre ditë më parë kur kryeministri Edi Rama deklaroi nga Rinasi se vaksinat mund të diferencohen fillimisht për personalitetet, shumë menduan se ky ishte një lapsus. Por këtë të mërkurë, kryeministri e përsëriti sërish duke lënë të kuptohet se vendimi ishte marrë. Qeveria në fillim do të vaksinojë ata që sipas saj janë personalitete.

Në çdo vend normal të botes, radha e vaksinimit është përcaktuar në menyre strikte. Fillimisht vaksinohet personeli shëndetësor dhe azilet, më pas vaksinimi vazhdon sipas kriterit të moshës. Në Italinë fqinje, Gjermani, por edhe kudo në Europë, për të mos lënë asnjë shteg abuzimi, kur kriteri i moshës është i pamjaftueshëm, procedohet sipas rendit alfabetik. Pra çdo hap është i përcaktuar në mënyrë strikte, që të mos ketë asnjë shteg abuzimi. Dhe këto janë vende, të cilët në gjirin e tyre kanë personalitete të rangut botëror, që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për njerëzimin.

Por në Shqipëri, qeveria po shpall se ka ndërtuar një skemë të sajen për vaksinimin. Me pak fjalë, kryeministri ynë po kërkon të bëhet Zot. Tani ai do që të vendosë se kush duhet të vaksinohet dhe kush jo. Ose e thënë më qartë, kryeministri kërkon të ketë pushtetin për të vendosur se kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë. Njësoj si Faraonët e Egjiptit të Lashtë apo mbretërit sundimtarë të Mesjetës në Europe, të cilët besonin se kishin të drejtën hyjnore për të sunduar.

Ky është një pushtet i rrezikshëm për t’u përqëndruar në një dorë. Çdo skemë vaksinimi përtej kriterit të moshës do të shndërrohet në një tollovi korruptive të paimagjinueshme nga asnjë mendje racionale.

Edi Rama është prova më e mirë se si pushteti qëndron jashtë ligjit të Marshallit. Copat e para të pushtetit i provoi si ministër kulture. Më pas u bë kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Nga aty u vu në krye të opozitës, më pas në krye të shtetit si kryeministër. Por as kjo nuk i mjaftoi. Tepsia nuk e lejonte ta shijonte pushtetin e plotë. Ndaj mori të gjithë timonin. Tani pasi ka kapur të gjitha pushtetet e mundshme të këtij vendi, duke qenë njeriu më i pushtetshëm në historinë e Shqipërisë, pas Enver Hoxhës, kërkon akoma më shumë. Ndalesa e radhës është Edi Rama, Zoti i shqiptarëve.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com