InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Degradimi që po prodhon paranoja e humbjes së pushtetit

17 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Rrenci patologjik Edi Rama

Nga Red VARAKU

Ka një përpjekje për ta shpjeguar sjelljen e degraduar dhe të papërgjegjshme të Ramës me pushtetin strikt nga pikëpamja politike, pra si produkt i disa rrethanave të arsyeshme politike.
Çka do të ishte krejt normale për një lider politik, sepse ajo që në fakt duhet te na interesoje tek një lider është pikërisht raporti dhe sjellja e tij politike, orientimi politik, përgjegjshmëria politike, toleranca politike, vendimet politike etj.
Por, kjo qasje nuk vlen për të analizuar Ramën, sepse ajo që ne konsiderojmë sjellje politike të tij, në fakt është thjesht raporti i degraduar mendor dhe psikologjik i këtij njeriu me pushtetin.
Ndaj me shumë se sa tek rrethanat politike, çelësi i zberthimit të arsyeve të sjelljes se tij të paqëndrueshme njerëzisht dhe politikisht duhet kërkuar vetëm tek ç’rregullimi i rëndë personalitetit të këtij njeriu, tek degradimi evident emocional dhe tendencat e tij të rënda sociopate.
Ky çrregullim i rrezikshëm nuk kërkon ekpertizë për tu argumentuar, sepse e kemi parë të gjithë. E pamë të shpërfaqej dhunshëm tek përgjimet e BILD , e provuam pamëshirshëm tek menaxhimi skandaloz i pasojave që la tërmeti , po e ndjejmë mbi kurriz çdo ditë me menaxhimin shkatërrues dhe të papërgjegjshëm të pandemisë dhe po e shohim brutalisht me paqëndrueshmërinë e tij psikologjike, pikërisht në momentet më të vështira për vendin.
Kjo për shkak se edhe ai vetë e ka kuptuar që po shkon drejt fundit dhe paranoja nga humbja e pushtetit në vend që ta kthjellojë, e ka bërë që të shkëputet edhe më shumë nga realiteti.
Në fakt ishte e parashikueshme që ai të bëhej më agresiv kundër‘armiqve’ dhe të izolohej edhe më shumë nga realiteti, por askush nuk e kishte parashikuar që ky njeri do të degjenerojë tërësisht dhe do investohej kaq paturpësisht që t’i vjedhë zgjedhjet sërish siç po bën fjala vjen qoftë me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, qoftë me angazhimin e strukturave kriminale për shantazhimin e zgjedhësve.
Kjo sepse raporti i tij me pushtetin është toksik. Është pikërisht paranoja nga humbja e tij që arsyeja që ai e ka kthyer PS në një sekt personal, që preokupim kryesor ka mirëqënien shpirtërore të liderit.
Ai e ka kthyer atë në një instrument vetëm në shërbim të interesave të tij personale dhe për këtë mjafton të shikojmë se si askush nuk reagon kundër tij, por e llastojnë paturpësisht me lëvdata mediokre edhe kur dështimi është ulëritës.
Rasti i mungesës së një reagimi për përgjimet skandaloze ku parakalonte e gjithë elita e PS, rasti i mungesës së një reagimi për dështimin me tërmetin, ku ka ende shumë qytetarë të mbetur nëpër çadra ndërkohë që janë dhënë miliarda nga BE për ta dhe fakti që nuk kemi asnjë reagim për katastrofën, që ky njeri po shkakton për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë është një provë që PS jo vetëm nuk e ka fuqinë ta ndalë më këtë njeri , por është kthyer në një kamzhik në dorën e këtij njeriu kundër qytetarëve të këtij vendi.
Është pra pikërisht ky raport toksik që ky njeri ka me pushtetin që e ka kthyer atë në njeri të rrezikshëm sot, sepse kjo ‘sëmundje’ ia bën të pamundur të kuptojë dhe të përballet me faktet kokëfortë të dështimit të tij me të cilat po përballet çdo ditë.
E vetmja shpresë për qytetarët mbetet fakti që pas dy muash kemi zgjedhje.
Lajmi i keq është fakti që institucionet tona dështuan për ta bllokuar instiktin e këtij njeriu për të instaluar një autokraci të re, por lajm i mirë është fakti që shqiptarët kanë ende miq të vërtetë në botë, të cilët ia duan të mirën dhe nuk mund ta lejojnë një tjetër eksperiment të rrezikshëm dhe këtë e dëshmon presioni i shtuar mbi qeverinë shqiptare përmes bllokimit të integrimit.
Sigurisht, tani i takon atyre ta formalizojnë aktin e largimit të tij në 25 prill. Kjo jo vetëm si nevojë për ndryshim, por edhe për t’i kujtuar kujtdo që fuqinë për ndryshim nuk e ka askush në dorë , përveç vetë qytetarëve.
Ndaj, për asnjë çast nuk duhet neglizhuar kurrë përgjegjësia që kemi për të përzgjedhur ata që do na qeverisin, sepse mjafton të hedhim sytë përreth për të kuptuar rëndësinë e vendimeve tona të pamatura.
Pas 25 prillit do të fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Sigurisht qeveria që do vijë do ketë rolin e saj në mënyrën se si do përparojë Shqipëria, por në asnjë rast nuk duhet të harrojmë që fuqinë dhe rolin kryesor për këtë e kemi në dorë vetëm ne.
16Gazment Halimi, Rexhep Polisi dhe 14 të tjerë
1 koment
1 ndarje
Pëlqej

 

Komento
Ndaj

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com