InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kush duhet ti paguajë mjekët?!

14 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Kush duhet ti paguajë mjekët?!

Nga Erion Dasho/

Viti elektoral nisi i mbarë për financat e bluzave të bardha. Të sapodalë nga stërmundimi një vjeçar i përballjes me COVID-in, mjekët dhe infermierët nuk mund të mos i gëzohen rritjes së pagës, e cila erdhi pas viteve të tëra stanjacion.

Ndonëse e bërë qartazi për arsye elektorale, për më tepër nga qeveria dhe ministria që i la të përballeshin të vetëm me virusin, pa mjete mbrojtëse, pa teste dhe pa pajisje, kjo rritje është e ndjeshme dhe e merituar.

Për më tepër, kjo rritje mund të shihet edhe si stacioni i ndërmjetëm drejt rritjes që është premtuar nga faktori tjetër politik, opozita, e cila prej vitesh ka shpallur si objektiv të saj pagën 1,200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infermierët.

Duke u gëzuar për çdo cent dhe euro më tepër që fitojnë kolegët, më vijnë ndër mend dy pyetje:

1. A do të mjaftojë rritja e pagave për të vendosur në shina të drejta zhvillimin e sistemit shëndetësor?

2. A do të arrijë rritja e pagave të korrigjojë disa fenomene gërryese në sistemin tonë shëndetësor, përfshi por pa u kufizuar tek praktika e pagesave nën dorë?

***

Mjekët dhe infermierët janë pjesa më e rëndësishme, por jo e vetme e sistemit shëndetësor. Mjeksi pa bluza të bardha nuk mund të ketë, por edhe koha kur mjaftonte një mjek për të patur kujdes shëndetësor, ka kaluar prej dekadash.

Nëse nuk harmonizohen spitalet, pajisjet, medikamentet dhe burimet financiare, si dhe nëse nuk ndërtohen strategji vizionare dhe politika të qarta, rritja e pagës së mjekëve do të ndihet vetëm në standardet e tyre të jetesës, por aspak në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Qeveria e sotme e ka treguar qartë se përveç lyerjes së mureve të spitaleve, rritjes elektorale të pagave dhe buqetave me lule për “heronjtë” e COVID-it, nuk është e aftë të artikulojë as një vizion të qartë dhe as një strategji bindëse për zhvillimin e shëndetësisë.

Opozita ka hedhur disa ide që duhen vlerësuar dhe që kanë mundësi të reformojnë ndjeshëm sistemin shëndetësor (p.sh., autonomia dhe reforma rrënjësore në financim sipas parimit “paraja ndjek pacientin”), por detajet e zbatimit të tyre ende nuk janë qartësuar.

Nuk duhet harruar se rilindja erdhi në pushtet me dy premtime të bujshme për shëndetësinë falas dhe sistemin anglez, por hoqi dorë prej tyre që në muajt e parë të qeverisjes.

Për të mos u djegur sërish nga qulli, votuesit shqiptarë sigurisht do të kërkojnë prej strategëve shëndetësorë të opozitës detaje dhe argumente bindës se si premtimet elektorale do të gjejnë dritën e zbatimit.

***

Paga 1,200 Euro për mjekët është më se e merituar. Sidoqoftë, ajo vjen me një sërë komplikacionesh ku mund të veçohen të paktën dy.

Së pari, pavarësisht sistemit gjerman të financimit, pjesa dërrmuese e shpenzimeve shëndetësore (rreth 70%) vjen nga buxheti i shtetit.

Nëse mjeku merr 1,200 Euro në muaj dhe këto vijnë nga taksat e qytetarëve, a krijon kjo disbalancë me mësuesit, policët, administratën civile, etj. të cilët po ashtu paguhen prej taksave dhe buxhetit të shtetit?

Së dyti, sot mjekët paguhen sipas një parimi barazitar që merr parasysh përvojën në punë, statusin akademik, pozicionin administrativ dhe arsimimin, por jo performancën.

Në fakt, sistemet buxhetore të financimit e bëjnë të vështirë, deri të pamundur pagesën për performancë.

A do të vazhdojë kirurgu i rrethit që kryen disa operacione në muaj dhe të një shkalle vështirësie të ulët, të paguhet njëlloj me neurokirurgun apo kardiokirurgun që kryen operacione jetëshpëtuese që jo rrallë zgjatin me orë të tëra?

Le t’i analizojmë me radhë.

Siç e përmenda, rritja e pagave të bluzave të bardha është një hap i nevojshëm, por aspak i mjaftueshëm në reformimin e sistemit shëndetësor. Ajo duhet vendosur patjetër në kontekstin e reformës së financimit të sistemit shëndetësor.

Aplikimi i një sistemi Bismarck (gjerman) të pastër do të bëjë që shëndetësia të financohet kryesisht nga sigurimet shëndetësore dhe, mbi të gjitha, kontraktimi të bëhet bazuar mbi performancë. Kjo do të bëjë që spitali të përfitojë një pagesë disa qindra Euro për një operacion për heqjen e apendiksit dhe mijëra apo dhjetëra mijëra Euro për një operacion në tru. Kuptohet se spitali autonom do të ketë të drejtë që këtë diferencim ta bëjë edhe në pagën e dy kirurgëve.

E thënë ndryshe, financimi nga sigurimet dhe jo nga buxheti dhe financimi sipas diagnozave (i njohur ndryshe si DRG) përkthehet në të drejtën morale dhe ligjore për t’i rritur pagat e bluzave të bardha proporcionalisht me fondin e grumbulluar, madje edhe më tej objektivit 1,200/700 Euro.

Le të shtyhemi pak më tej.

Nëse sistemi i sigurimeve shëndetësore heq dorë nga barazitizmi ku kushdo paguan dhe përfiton njëlloj, për t’i lënë vendin kontributeve të përshkallëzuara, krijohen premisat për të diferencuar edhe më tej midis ofruesve të niveleve të ndryshme. Në këtë rast, një person që ka sigurim premium dhe paguan sigurime shëndetësore ekstra, ka të drejtë të zgjedhë mjekun kurues. Kuptohet se mjeku i përzgjedhur ka të drejtë të përfitojë pagë më të lartë se kolegu i “papërzgjedhur”.

Personi që dëshiron të anashkalojë sistemin e referimit apo që zgjedh të trajtohet tek një prej eminencave të sektorit publik, mund të paguajë edhe përtej sigurimit shëndetësor në formën e pagesës nga xhepi.

Këto para (pas taksimit), i shkojnë të gjitha mjekut përkatës. Në këtë mënyrë, shefat e shërbimeve dhe profesionistët e talentuar nuk kanë pse kufizohen tek 1,200 Eurot e pagës mujore, por mund të marrin edhe 12,000 Euro apo më shumë në muaj, në varësi të pacientëve që trajtojnë “privatisht” në spitalin publik ku punojnë.

Në këtë status analizohet vetëm mënyra se reforma e thellë dhe gjithëpërfshirëse në financimin e sistemit shëndetësor do të bëjë të mundur përmbushjen e premtimit për rritjen e pagave të mjekëve. Kuptohet se përfitimet e reformës shkojnë shumë përtej, prekin pothuajse çdo aspekt të ofrimit të shërbimit shëndetësor dhe, mbi të gjitha, japin rezultate të prekshme për qytetarin.

***

Një masë e shkëputur siç është rritja e pagës së mjekëve, ka potencialin të ndikojë maksimumi në rritjen e përkohshme të kënaqësisë së bluzave të bardha, por do të ketë pak apo aspak ndikim në cilësinë, mbulimin, efektivitetin dhe efikasitetin në ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Qytetari nuk do të ketë përfitim dhe nuk do të shohë ndonjë ndryshim të shprehur në cilësinë e shërbimit që merr.

Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse dhe transformuese do të bëjë të mundur që shëndetësia shqiptare të kapërcejë impasin e rrezikshëm ku ndodhet dhe të hyjë gradualisht në rrugën e zhvillimit.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com