InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dy gisht kartë për Dritan Lelin

11 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Dy gisht kartë për Dritan Lelin

Nga Lirim NEZHA

E ndava mëndjen të t’i shkruaj ca radhe,pikërisht sot kur pamjet nga Vlora që ofrojnë mediat dhe rrjetet i ngjasojnë shumë Venecias. Po të drejtohem ty sepse pa ty kjo nuk do të ishte e mundur Dritan ,sepse kushdo tjetër do të kishte aq mënd dhe ndjeshmëri sa ta trajtonte qytetin me pak më shumë dashuri dhe nuk do ta përdhunonte siç po bën ti dhe shefi yt,Ramsi.

Të kam shkruar edhe prapë Dritan,të kujtohet? Por ti dhe shpura jote u vutë në lëvizje dhe e zhdukët nga fb letrën që unë të adresova më shumë se tre vjet më parë. Do ta ripublikoj edhe atë,pa merak sepse ka ende që nuk të njohin siç duhet të të njohin,në të gjitha dimensionet e tua mikro.

Pas atij sulmit tënd prej burracaku dhe pas asaj letre unë nisa të mendoj seriozisht largimin dhe e bëra të mundur. Sepse veç të tjerash ishe ti,njeriu i vogël me pushtet të madh,Dritan Leli,që nuk duroje dot praninë e një opozitari që reagon dhe që nuk shitet.

Por sot nuk dua të flas për ligësinë tënde tashmë të njohur jo vetëm nga unë,por madje edhe nga bashkëpunëtorë të tutë. Sot dua të flas pak për paaftësinë tënde proverbiale,për paaftësinë që përmbyt me shiun më të vogël qytetin tim. Sepse ende nuk e ke kuptuar që Vlora është edhe e jona dhe nuk është vetëm çifligu yt dhe i Ramsit. Vlora është e Vlonjatëve,por ti dhe Ramsi po e përdhunoni çnjerëzisht,çdo ditë e më keq dhe po e shëndërroni këtë nuse të bukur nga Zoti,në një lavire në shërbim të epsheve tuaja lekiste.

Vlora duket e bukur në kartolinat tuaja propagandistike,Dritan,duken bukur edhe stolat inteligjentë që nuk ua pamë kurrë inteligjencën. Duket bukur edhe Shtrungomarja paçka se ujërat e zeza e shoqërojnë përgjatë shtrirjes së saj. U përpoqët që edhe monstrën në mes të shëtitores,karburantin e klientëve tuaj,ta vishnit me një fasadë edhe pse siç thotë populli,nuk fshihet daullja nën gunë.

Pastaj ju sulët bulevardit më të bukur që kishte Vlora,bulevard me 6 korsi qarkuar nga palma dhe trotuare,e masakruat dhe e shëndërruat në një strug dhe pirgje betoni dhe gurësh. Sigurisht jo për ta bërë më të bukur,por për ta bërë si e si më të kushtueshëm për klientet tuaj dhe një makth për qytetarët vlonjatë. Si askund në botë e ngushtuat bulevardin dhe kthyet të gjithë në pedonale a thua se në Vlorë jetojnë miliona njerëz.

Së fundmi i jini sulur historisë dhe kulturës. Kam ndier se doni ta zhdukni përfundimisht identitetin e këtij qyteti,historinë,traditën e mbase edhe emrin e tij një ditë.

Po si mundeni more teveqelë që ta sulmoni Sheshin historik të Flamurit dhe ta tjetërsoni që të mos njihet? Idetë tuaja të çmendura,nëse Vlora ka njerëz që e duan qytetin,historinë dhe traditën,nuk do të lejohen,e në ndodhtë ndryshe duhet të pranojmë me dhimbje se rilindja ja ka dalë të rikrijojë edhe njeriun e ri,modelin prej plasteline që e përdor pushteti sipas interesave të veta.

Dritan,ti do të ikësh një ditë,por do të lesh pas katraurën e një qyteti të përmbytur prej investimeve tuaja klienteliste,e ca më keq,do të lesh pas një popull që do të ndjejë neveri prej teje në breza.

Sepse në pak kohë arrite të zhbësh dhe t’i bësh gjëmën një qyteti si Vlora.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com