InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim lëshon alarmin: “Ndikimi i politikës tek Policia e Shtetit – faktor në përhapjen e korrupsionit në Polici”

1 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Paligjshmëria e Ndryshimeve në Rregulloren e Policisë së Shtetit

Nga Myzafer ELEZI

Të nderuar miq,

Me interes lexova dokumentin e hartuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), për periudhën 2013 – 2020, të emërtuar: Plan Veprimi  “FORCIMI I INTEGRITETIT DHE LLOGARIDHËNIES NË POLICINË E SHTETIT”, janar 2021.

Si ish punonjës policie, por edhe si qytetar i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm jam indinjuar për konkluzionet e këtij raporti, por me keqardhje mund të them se, Policia e Shtetit është në krizë të thellë, regresi i së cilës është thelluar deri në ekstrem. Ky nuk është vetëm perceptimi im personal, por edhe i institucioneve që monitorojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për më shumë mund të lexoni disa nga konkluzionet e IDN, të shkëputura nga raporti i sipërcituar:

PROFESIONALIZIMI I DREJTIMIT TË PSH:

Ndikimi i politikës tek Policia e Shtetit përgjatë periudhës 2013 – 2020 perceptohet si faktor me ndikim të fortë ose shumë të fortë në përhapjen e korrupsionit në PSH nga rreth 71% dhe 76% e qytetarëve.

Përgjatë të njëjtës periudhë, mesatarisht një në dy (2014) dhe një në tre (2016 dhe 2020) punonjës policie kanë ndarë të njëjtin mendim.

Në vitin 2020, 50% e punonjësve të policisë të anketuar nga studimi i IDM kanë deklaruar se nuk janë dakord me pohimin se “Drejtuesit politikë nuk e përdorin policinë për qëllime politike dhe korruptive”.

Gjithashtu, 40% e tyre nuk ishin dakord as me pohimin se “Drejtuesit politikë dhe punonjësit e policisë bashkëpunojnë ndërmjet tyre për të luftuar korrupsionin”.

Përqindjet e mosdakortësisë nga ana e publikut lidhur me këto dy deklarata janë kuptueshëm më të larta, 63% dhe 51% respektivisht, pra me një hendek prej 10 pikësh përqindje përafërsisht.

PËRMIRËSIMI I MENAXHIMIT POLICOR:

“Kultura e punës në institucionin e PSH” dhe “Menaxhimi i dobët i PSH” shihen si faktorë risku në përhapjen e korrupsionit në Polici jo vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga ana e punonjësve të PSH.

Më shumë se gjysma e publikut e sheh menaxhimin e dobët të PSH si faktor risku në 2016 dhe 2020, respektivisht 78% dhe 55% e tyre.

Një përqindje mjaft e konsiderueshme e punonjësve të policisë ndajnë të njëjtin mendim me qytetarët lidhur me këtë faktor, përkatësisht 41% në vitin 2016 dhe 45% në 2020-ën.

Kultura e punës në PSH shihet në mënyrë kritike thuajse nga 2/3 e publikut në të tre studimet, ndërkohë që diçka më pak por sërish një përqindje e konsiderueshme e të punonjësve të PSH ndajnë të njëjtin qëndrim – respektivisht, 42% (2014), 33% (2016) dhe 43% (2020).

Sa më sipër Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim sugjeron se, ka një nevojë të ngutshme për të siguruar pavarësimin e performancës së PSH nga politika.

May be an image of tekst

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com