Xhaninë Spenglër ishte një 14 vjeçare “e çmendur” pas lojërave elektronike.Ajo ishte një vajzë e ndrojtur me të tjerët,por në brendësi të saj gjendej një vajzë shumë e zgjuar,sidomos nga ana teknologjike.Pothuajse tërë ditën ajo e kalonte në lojërat elektronike,saqë nganjëherë prindërit e kritikonin atë.Por ajo nuk ua vinte mendjen këtyre kritikave.Një ditë normale si ditët e tjera,ajo u ul përsëri para kompjuterit që të luante me lojërat e saj të preferuara.
Por sa po fillonte që të luante,papritur gjithçka ndaloi,madje dhe koha.Ajo u çudit jashtë mase nga kjo ndodhi.Në ekranin e kompjuterit u shfaqën disa fjalë: “Dëshiron të bëhesh pjesë e lojës bashkë me ne?” Dhe përpara i dolën dy alternativa:po ose jo.Asaj iu duk shumë entuziaste dhe argëtuese si ide,kështu që pa u menduar fare,klikoi butonin e pranimit.Papritur,në moment,ajo kaloi përmes një tuneli imagjinar që dukej sikur nuk kishte mbarim.
Pas pak sekondash,ajo u gjend në një vend që e njihte shumë mirë.Ajo e pa veten që ishte kthyer tashmë në një personazh të lojës që para pak minutash kishte qënë duke e luajtur atë.Papritmas,asaj iu shfaqën disa personazhe të tjerë të po asaj loje.Ata i shpjeguan se cili ishte qëllimi që ata e kishin thirrur aty.Ata i treguan se bota e lojërave elektronike ishte në rrezik nga disa qenie të çuditshme të ashtuquajtura “fumetti” të cilët po përpiqeshin të shkatërronin sistemin e lojës.Ata i kërkuan ndihmë që ta kalonin këtë problem.
Në fillim Xhanina pati pak frikë,por ajo e pranoi këtë kërkesë.Krijesat “fumetti” kishin një pamje të çuditshme.Ata kishin formën e disa lajthive por në përmasa më të mëdha.Xhanina dhe lojtarët e tjerë filluan të përgatiteshin për levelin e parë.Në këtë level nuk hasën shumë vështirësi dhe e kaluan me sukses.Por kur arritën tek leveli i trembëdhjetë,loja u vështirësua shumë.Asnjë nga lojtarët e tjerë nuk ia arriti ta përfundonte me sukses.Tani gjithçka kishte mbetur ne dorë të Xhaninës.Ajo ishte shumë e tensionuar dhe konfuze,sepse mendonte se këtë radhë nuk do të mund t’ia dilte mbanë.
Por gjithsesi e mori guximin që të hynte në këtë level.Krejt e vetme,ajo u gjend para ushtrisë më të madhe të këtyre krijesave “fumetti” që kishte parë ndonjëherë.Kur i pa asaj iu shtua dhe më shumë frika dhe tensioni.Papritur,ushtria filloi të ecte drejt saj si një turmë e “çmendur”.Ajo nuk u mendua dy herë dhe u nis gjithashtu drejt tyre.Kur doli nga leveli,të gjithë ishin të shqetësuar se çfarë kishte ndodhur me lojën.Aa,se nuk u tregova se çfarë ndodhi me të!
Xhanina doli fitimtare në atë level dhe arriti ta shpëtonte botën e lojërave elektronike.Kapitenët e lojës e ndihmuan që të kthehej sërish në shtëpinë e saj,përpara kompjuterit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.Besoj se po mendoni se çfarë ndodhi me hobin e saj ndaj lojërave elektronike!Hmm,me sa kam dëgjuar,ajo akoma vazhdon të jetë po aq e apasionuar pas lojërave elektronike!

