InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

101 vjet nga Kongresi i Lushnjës/ Kreu i FRPD: Sot kemi qeveri kukullash që merr urdhra me SMS

21 Janar, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Këlliçi: Tirja e qeverisë duhet të mësojë se kur flet në emër të shqiptarëve, duhet ti vërë fre gojës!

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi ka kujtuar sot Kongresin Kombëtar të Lushnjës, që nisi punimet 101 vjet më parë dhe miratoi Aktin Kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar.

“Një realitet aspak i ngjashëm me të tashmen, ku një njeri i vetëm vetë firmos, vetë vulos. 101 vjet më pas kemi një parlament kukullash që miratojnë ligje pa i lexuar, pa diskutuar, vetëm me urdhër nga lart me sms”, shkruan kreu i FRPD.

Këlliçi thekson se Rama na ktheu 101 vjet pas, “me Tau Ballën, Sadri Abazin, Armando Prengën, Spiropalin dhe të gjithë zvarranikët si ta që ndërrojnë lëkurë“.

Postimi i plotë

Kongresi Kombëtar i Lushnjës, ndarja demokratike e pushteteve, atdhetarët e vërtetë dhe 21 janari.

Si sot 101 vjet më parë nisi punimet Kongresi Kombëtar i Lushnjës, i cili miratoi Aktin Kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, si edhe zgjodhi Këshillin e Naltë prej 4 vetash, regjencën, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe Këshillin Kombëtar prej 37 vetësh, në funksion të parlamentit. Kongresi formoi qeverinë demokratike me kryeministër Sulejman Delvinën dhe me vendimet e tij kombëtare i hapi rrugën Luftes çlirimtare të Vlorës dhe themelimit të shtetit shqiptar të lirë, të pavarur dhe demokratik.

Kongresi zgjodhi katolikun imzot Luigj Bumçi, myslimanin Mehmet Konica dhe ortodoksin Dr. Turtulli, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe caktoi Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë.

Ky historik i shkurtër për të sjellë në vëmendjen tuaj se si klasa politike shqiptare, pa dallim feje, krahine dhe ideje, arriti të bashkohej për të ndalur copëtimin e vendit dhe forcimin e institucioneve nëpërmjet ndarjes së pushteteve. Një realitet aspak i ngjashëm me të tashmen, ku një njeri i vetëm vetë firmos, vetë vulos. 101 vjet më pas kemi një parlament kukullash që miratojnë ligje pa i lexuar, pa diskutuar, vetëm me urdhër nga lart me sms. 101 vjet më pas shteti ynë nuk ka institucione funksionale por një padron që marrëveshjet i bën me dreka e darka, i pa shoqëruar nga një përfaqësi eskpertësh e juristësh.

21 janari i Kongresit të Lushnjës ështe dita e shtetit institucional, që ajka intelektuale dhe atdhetare kishin në vizionin e tyre.

Krenar për Mytesim Kelliçin, i cili ishte përfaqësues i Durrësit, Kavajës dhe Tiranës në këtë kongres. Krenar për stërgjyshin tim, Masar Këlliçin, deputet i Tiranës dhe i Durrësit në parlamentin e parë shqiptar.

Rama na ktheu 101 vjet pas, me Tau Ballën, Sadri Abazin, Armando Prengën, Spiropalin dhe të gjithë zvarranikët si ta që ndërrojnë lëkurë.

Bashkim pa dallim kundër injorancës, kusarisë, tradhtisë dhe delirit të Edi Ramës! Fitore mbi injorancën, hajdutërinë dhe servilizmin më 25 prill!

Të Lidhura

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026
Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026
Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026
“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

TË FUNDIT

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…
Show Biz

“Nuk kam dhënë shembull të mirë” – Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com