Prishja selektive e banesave dhe dhe prepotenca e treguar ndaj banorëve të Astirit, ka qenë një nga dëshmitë më të mëdha të faktit se në vend është instaluar një kastë oligarkike që shtrin kthetrat e okupimit të hapësirave pa marrë parasysh inteersat e qytetarëve.
Ditët e fundit, opinoni publik ka mësuar përmes dëshmive të shumta, se si arbitrariteti dhe selektiviteti i prishjes së banesave të banorëve të kësaj zone, ka qenë një zullum i tërë ku janë përfshirë zyrtarë të të gjitha niveleve.
Psikologia e njohur, Marsela Lekli, një zë kurajoz i mbrojtjes së të drejtave qytetare, ka qenë e guximshme teksa ka publikuar fakte dhe prova se si është orientuar procesi selektiv i prishjes së banesave të kësaj zone, duke nxjerrë në dritë një fenomen korruptiv dhe allishverishet e shumta të strukturave.
Së fundmi, psikologia Lekli i është drejtuar me një ankesë Avokates së Popullit, në lidhje me IMT, si një strukturë e përfshirë në selektivitetin e prishjes së banesave dhe paligjshmërinë e vendimt të kësaj strukture në prishjen e banesës së saj.



