InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Analisti “bukos” Edi Ramën: Të priti Erdogani si vasal, e ke bërë Shqipërinë nevojtore të Turqisë!

15 Janar, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Analisti “bukos” Edi Ramën: Të priti Erdogani si vasal, e ke bërë Shqipërinë nevojtore të Turqisë!

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, ku ka debatuar me analistin Agron Gjekmarkaj, lidhur me vizitën e tij në Turqi dhe marrëdhëniet personale me presidentin Erdogan.

Gjekmarkaj i tha Ramës, se pritja në Turqi i’u bë si “pritje e një vasali” dhe se kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në “nevojtore” të Turqisë.

Kryeministri fillimisht nuk dëshironte të përgjigjej, por më pas filloi të flasë për xhamitë, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e komunitetit mysliman në prag të zgjedhjeve.

Debati në studio:

Agron Gjekmarkaj: Pritje ishte madhështore, por është pritja që i bëhet një vasali, që i bëhet një kryeministri që e ka shndërruar Shqipërinë në një nevojtore të Turqisë, për nevojat e Turqisë.
Është pritje që i bëhet një kryeministri që ka dështuar në integrimin europian, pritja që i bëhet një të ngjashmi, sepse të dy e kanë sulmuar demokracinë në vendet e tyre duke i dhënë forma autoritare. Pritje për interesa të vogla, për të sulmuar gylenistët dhe për të future fondacionin Maarif, të vëllait të Erdoganit. Rilindasit e vjetër do të ktheheshin përmbys në varr me rilindasit e ri.

Ne kemi nevojë edhe për shkolla turke, por jo shumë, se kemi mjaft trashëgimi nga Turqia, dhe na i kanë lënë trojet si cepa të grisura nga qentë nëpër Ballkan, Kemi nevojë për shkollat e Sorbonne, La Sapienza, Oxford, etj.
Mendoj që kryeministri ka mjaft aftësi për të qenë tregues i mirë barcaletash, ky është roli i vetëm që ka mes Turqisë dhe Greqisë.

Edi Rama: Për këtë s’kam gjë për të thënë.

Agron Gjekmarkaj: As unë nuk kam pyetje, asnjë pyetje.

Edi Rama: Nëse barcaletat e mia arrijnë të bëjnë atë që serioziteti i të tjerëve nuk e ka bërë, mirë se të vijnë edhe barcaletat. Por vetë profesori është një barcaletë, nuk dua të humbas kohë. Përmendi fjalë të rënda, jam këtu të flas për çështje serioze. Nuk dua t’i humb kohën njerëzve. Kur flitet për Erdoganin, bëhet lidhja me xhamitë dhe xhamizimin e Shqipërisë. Une mendoj që nuk i vjen asnjë e keqe këtij populli, as nga kishat dhe as nga xhamitë.

Agron Gjekmarkaj: Nuk e thashë këtë.

Edi Rama: Unë po flas për diçka që është më e gjërë, e gjatë dhe e thellë se sa ty profesor. Ti solle këtu prurjen që vjen nga larg dhe nga shumë drejtime. Le ta marrim konkretisht, unë mendoj se falë mbështetjes…

Agron Gjekmarkaj: Të paktën kërkojini falje Sali Berishës, sepse ai nuk ka vajtur kurrë kaq larg sa ju.

Edi Rama: Unë nuk kam sharë Turqinë në asnjë rast, nuk e di me kë më ngatërron. Presidenti i Truqisë, përmes agjensisë së vet, ka investuar për shpëtimin, restaurimin dhe kthimin e shkëlqimit të xhamive, që janë trashëgimi kulturore të Shqipërisë, atyre monumenteve që shteti i la në mëshirë të fatit… Një partner që e ka për nderë të restaurojë trashëgiminë kulturore të komunitetit mysliman.

Agron Gjekmarkaj: I ke ezauruar fondet e BE-së për restaurimin e objekteve të kultit?

Edi Rama: I kam shtuar duke kërkuar, por janë shumë pak në krahasim me nevojat. Tani vjen kjo mundësi dhe mbështetje. Më tregon BE-në, a thua se është kundër xhamive, edhe pse ka europian që janë kundër xhamive. Unë marr fonde edhe nga dreqi për Shqipërinë. Unë i marr për Shqipërinë, nuk i fus në xhep. I marr për trashëgiminë kulturore, të myslimanëve, të krishterëve, ortodoksëve, bektashinjve…

Të Lidhura

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025
Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025

Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve
Show Biz

Morena Taraku ngjall dyshime se do martohet, fotoja që po bën xhiron e rrjeteve

19 Tetor, 2025

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…
Show Biz

Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

19 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com