Pezullimi i mjekut Ilir Allkja nga shërbimi në QSUT është një nga lajmet kryesore të ditës së sotme, ku individë të spikatur të jetës publike në vend kanë shprehur solidaritetin e tyre me mjekun si dhe kanë mbajtur qëndrime të ashpra në lidhje me këtë vendim të drejtorit të këtij institucioni.
I ashpër ka qenë dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili përmes një reagimi të fuqishëm r ka cilësuatër kriminale një veprim të tillë, pasi në kushtet e një pandemie kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Ndocaj, i cili njihet për qëndrimet e tij konsekuente kundër qeverisë, e quan luftë donkishoteske nga ana e kryeministrit, pasi tashmë propaganda e shëndetësisë falas është çjerrë dhe e ka nxjerrë lakuriq dhe të brengosur Ramën që përpiqet të shantazhojë çdo individ që i kundërvihet perversiteteve të tij.
Rragimi i plotë:
