InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dyshohet se përfitoi “36 paga lufte” në mënyrë të paligjshme, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

29 Dhjetor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Dyshohet se përfitoi “36 paga lufte” në mënyrë të paligjshme, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Denis Trungu, 32-vjeç nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se duke shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë për përfitimin e “Pagës së luftës”. Sipas policisë, ai ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë.

Pas transferimit të shumave të ndryshme, Trungu kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë. Ai rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Tashmë materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Operacioni policor i koduar “PLATFORMA”, i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, për përfitime të shumave të mëdha nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion policor i koduar “PLATFORMA”.

Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer ndalimin e shtetasit:
Denis Trungu , 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;

I dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;

I dënuar me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat (aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë);

Aktualisht i ndaluar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas transferimit të shumave të ndryshme ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë.

Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik.

Të Lidhura

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025
Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025
Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!
Bota

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!

29 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 29 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 29 Korrik 2025

29 Korrik, 2025

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin
Show Biz

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin

28 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com