Sot realisht pas 30 vitesh kombi shqiptar në dy shtete, ndodhet në politikëbërjen më të keqe për të ardhme të afert e të largët, pa kurrëfarë strategjie ekonomike, sociale e kulture për vëndin e banueshem.Pasojat jo pak të hidhura vetëm po rriten në zbrazjen e kombit, kryesisht nga të rinjët, kriza sociale ajo shoqërore e mosbesimi, vetëm sa vjen e rritet, jemi të rrethuar nga keqqeverisja e ndërgjegja për revulucion duke braktisur shpresën për të ardhme stabile.
Të gjitha këto pasoja kanë si emer politikën allaTurke e allaRuse e cila ka uzorpuar mendjen e klasës politike shqiptare si në Shqipri e njëjta në Kosovë, duke kopjuar njëri-tjetrit vetëm të këqijat, e duke kopjuar të këqijat e botës.Tashmë ndodhemi të kapur e nuk po dimë si të çlirohemi nga pushtuesi politik shqiptar, instalimi që nuk po ç’instalohet.
Përsekutimi ndaj qenderstarit e identitetit vjen natyrëshem e në vijimësi, duke ndaluar rritjen e forcimin e tij, e duke u parë si delja e zezë, e deri në asgjesimin tij.Shëmbulli më i mirë e më i idhët i identitetit tonë kombëtar janë Demokristianet, të cilëve jo pak ju ka kushtuar qendresa nga faktori anti-shqiptar por faktori i brendeshem më i rrezikëshem.
Demokristianet gjithnjë kanë qënë dhe mbetën si kurrizi i kombit, pjesa më sedimentale e mjaft të perkushtuar në shtet bërje, por ndalohen nga dallkaukët oriental.
Në Kosovë demokristianët kanë patur dy përsekutime, nga njëra anë Serbët të cilët rrënuan kishat katolike duke i zevendësuar me manastire sllave me qellim zhdukjen e provave të identitetit tonë kombëtar, por përsekutimi shqiptar vjen nga klasa politike kosovare e cila pengon rritjen e forcimin e faktorit demokristian i cili shikon vetëm nga përendimi.
E njëjta në Shqipri, diktatura komuniste shembi kishat, preu e përsekutoi klerin katolik e intelektualët, por edhe në keto 30 vite makineria shteterore qeverisëse krijon përqarje e deri vjedhjen e votës demokristiane.
Por realisht qëndresa 500 vjeçare e sot zbehja e dorëzimi është edhe përgjegjësi në mungesën e forcës e përballjes demokristiane ndaj sy leshsisë, megamollonise e kulturës politike shqiptare orientale.Pra duhet gjendur forcë tek vetja në përballjen për sukses, jo vetëm për demokristianet por për kombin e sigurinë e mirëqënjes sociale e shoqerore.
Demokristianet janë e bardha e politikës mbarkombëtare, asnjëherë të njollosur, por vetëm garancia e ura lidhëse shqiptare me Europen e qytetrimin botëror.