InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Vetëvendosje: Kur Rama shan e manipulon, tradhton për Detin Jon!

27 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Vetëvendosje: Kur Rama shan e manipulon, tradhton për Detin Jon!

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron një manipulim krahasimin që Rama i bën zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon, me shtrirjen e ujrave territoriale të Shqipërisë në 1990.

Sipas kësaj organizate, kjo ngjarje madhore nuk ka patur asnjë teansparencë dhe publiku shqiptar është në terr të plotë informativ.

Reagimi i plotë:

Kur Rama shan e manipulon, tradhton për Detin Jon

Kryeministri Rama dje bëri publikisht një krahasim mes dekretit të depozituar nga Shqipëria në OKB në vitin 1990, për shtrirjen e ujërave territoriale deri në 12 milje detare (md), dhe dekretit që miratoi Greqia më 25 dhjetor 2020 për shtrirjen me 12 md në Detin Jon. Shumë ekspertë shqiptarë, përfshirë edhe përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë shpjeguar publikisht më herët në disa raste se ky krahasim nuk qëndron. Në vitin 1990 dekreti i Shqipërisë nuk bëri zgjerimin, por ngushtimin nga 15 md në 12 md, për të qenë në linjë me Konventën mbi të Drejtën e Detit. Më tej, në përcaktimin e ujërave të saj territoriale Shqipëria ka përdorur si vijë bazë dheun e saj kontinental dhe ishullin e Sazanit që është brenda Gjirit të Vlorës që nuk ka përballë në hapësirën prej 12 md as dheun kontinental e as ndonjë ishull të ndonjë shteti tjetër.

Ndryshe nga dekreti i Shqipërisë në vititn 1990, dekreti i Greqisë ka bërë kësaj radhe zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 6 në 12 md. Këtë ekspansion në pjesën veriore të Detit Jon, Greqia po e bazon mbi ishullin e Korfuzit dhe disa ishuj pranë Korfuzit në Detin Jon, e jo mbi dheun kontinental të saj. Në të drejtën ndërkombëtare, dheu kontinental prevalon mbi dheun ishullor. Ishujt në veri të Detit Jon nuk është e thënë të marrin efekt të plotë për shtrirje të ujërave territoriale deri në 12 md, dhe as sa i përket zonës ekskluzive ekonomike që përllogaritet pas ujërave territoriale, sepse nuk kanë efekt të barabartë me dheun kontinental shqiptar. Nga mediat greke, publiku shqiptar ka mësuar se me dekretin e fundit Greqia i ka konsideruar të gjithë ishujt në veri të Detit Jon si një kompleks (një lloj arqipelagu), duke i dhënë këtij “kompleksi” të drejta të barabarta me dheun kontinental shqiptar. Një qasje e tillë e Greqisë është kontestuar nga shumë ekspertë shqiptarë publikisht në dhjetëra raste.
Për sa më lart, Kryeministri Rama është padyshim i informuar. Megjithatë ai ka zgjedhur sërish të shajë e ofendojë të gjithë ata qytetarë dhe ekspertë që janë sinqerisht të shqetësuar për dekretin e Greqisë, në vend se të bëjë transparencë. Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrim të kërkojë me urgjencë zbardhjen e plotë të koordinatave, hartave, vijave bazë e të tjera të dhëna që duhen bërë publike për këtë dekret të Greqisë. Deri më sot publiku shqiptar nuk ka parë asnjë dokument zyrtar ku mbështetet dekreti i Greqisë. Në një terr të plotë informativ, shqetësimi që ky zgjerim i Greqisë ndërhyn në ujërat territoriale shqiptare dhe më tej edhe e zvogëlon zonën ekonomike dhe shelfin kontinental që i takon Shqipërisë në Detin Jon, është shqetësim legjitim për çdo qytetar. Sakaq, kryeministri Rama ende nuk ka asnjë përgjigje për pyetjen pse Greqia nuk e ka bërë këtë ekspansion më herët.

Mosveprimi i qeverisë Rama për të bërë transparencë është një qasje antikombëtare, dhe nuk mund të mbulohet me deklarime se çështja do të shtrohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në Hagë, palët nuk do të mund të shtrojnë çështje për të cilat nuk bien dakord paraprakisht. Kryeministri Micotaqis dhe Ministri i Jashtëm Dendias, kanë deklaruar publikisht se në Hagë do shtrohen vetëm çështjet që lidhen me zonat ekonomike, por jo edhe zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë nga 6 në 12 md. KM Rama nuk i ka kundërshtuar kurrë këto deklarata. Nëse Shqipëria shkon nga Hagë, pa bërë njëherë transparencë të plotë mbi dekretin e fundit grek, dhe pa përdorur të gjitha mekanizmat e ligjit ndërkombëtar (përfshirë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit) për shqyrtimin dhe kontestimin e këtij dekreti, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë edhe ujëra territorale edhe zonë ekonomike në Detin Jon.

Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që merr rolin e avokatit të Greqisë e që shan të gjithë qytetarët që kërkojnë transparencë dhe trajtim të drejtë të çështjes. Nuk ka nevojë për një kryeminstër që i jep të drejtë palës greke apriori, dhe që hesht kur pala greke tregon publikisht se ka mbi 6 muaj që bëhen negociata për këtë çështje, të cilat janë mbajtur të fshehta nga publiku. Kemi nevojë për një kryeministër që e mbron Shqipërinë nga politikat ekspansioniste të Greqisë dhe që respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Detin Jon. Në rast të kundërt, kryeministri bëhet kolaboracionist në këtë ekspansion grek, duke treguar se ai vetë është në mes të një tentative për tradhti kombëtare.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë, 2 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë, 2 gusht 2025!

2 Gusht, 2025

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 1 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 1 Gusht 2025

1 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com