InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Këlliçi: 25 Prilli nuk është ditë votimi. Është ditë ndryshimi!

26 Dhjetor, 2020
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Kryetari i FRPD, Belind Kelliçi puiblikon shifrat e frikshme të azilit: Pa Edi Ramën, shpopullimi do të ishte i pamundur!

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka bërë apel që rinia shqiptare të qëndroi në Shqipëri, pasi janë shpresa e vetme për të lënë prapambetjen pas.

‘Nëse problemi largon të rinjtë nga shtëpitë tona, atëherë të largojmë problemin’, shkruan Këlliçi në Facebook, duke theksuar se ‘pakica e pakicës nuk mund të ndalë rininë më 25 Prill, pasi nuk është ditë votimi, por është ditë ndryshimi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Europa i ka sytë nga rinia.

Studentët janë shpresa e vetme për të lënë prapambetjen pas. Energjia e të rinjve duhet vënë në punë në Shqipëri, që të prodhojë shpresë për Shqipërinë. Largimi është zgjidhje afatshkurtër. Askund s’të bëhet si vendi yt. Asgjë s’e zëvendëson familjen, shoqërinë dhe vendlindjen tënde. Në ndryshim nga moshatarët e tyre europianë, largimi i të rinjve tanë është i pakthyeshëm.

Nëse problemi largon të rinjtë nga shtëpitë tona, atëherë të largojmë problemin.

7.2 mld euro të shpërdoruara në 7 vite janë një faturë e papërballueshme nga vende me ekonomi 10-fish më të madhe se ne. Përfytyroni se ç’mund të bëhej për studentët, arsimin, punësimin dhe shëndetësinë, me gjysmën e tyre?

“Ligji për arsimin e lartë” nuk e parashikon mësimin në distancë! Aktualisht të gjithë studentët shqiptarë po ndjekin procesin mësimor në distancë pa një platformë të paunifikuar të komunikimit.

Mosfunksionimi i zyrave të praktikave ligjore në Fakultetin e Drejtësisë prodhon të diplomuar, jo juristë. Një student i diplomuar teknikisht, nuk mund të nxjerrë as të ardhurat e studimit të tij.

Ekonomia nuk funksionon me juristin që punon si kamarier.

PD dhe Lulzim Basha zotohen se qeveria e pas 25 prillit do të financojë praktikat për 10 mijë studentë, përgjatë dhe në fund të studimeve, me 300 mijë lekë të vjetra çdo muaj, për 1 vit. Ky investim për studentët do të prodhojë shumëfish vlerën e investimit, sepse është provuar edhe në vendet e rajonit, ku 7-9 nga 10 praktikantë sigurojnë një vend pune. Kjo do të bëjë kalimin nga bankat e shkollës në tregun e punës.

Asnjë bir e bijë shqiptari nuk do t’i mohohet e drejta për studime të larta! Qeveria demokratike e pas 25 prillit do të subvecionojë 100% tarifat e studimit për të rinjtë që braktisin studimet ose që nuk i ndjekin ato për shkak të pamundësive financiare.

25 Prilli nuk është ditë votimi, është ditë ndryshimi. Ndryshim që nuk vjen kurrë nga një njeri i vetëm, nga një grup apo një parti e vetme. Bashkimi sjell ndryshimin. Pakica e pakicës nuk mund të ndalë rininë të kërkojë ndryshimin më 25 Prill!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com