InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

INSTAT: 47 mijë shqiptarë emigruan më 2019, ose gati 130 persona në ditë

21 Dhjetor, 2020
in Artikuj, InfoPress, Lajme
A A
INSTAT: 47 mijë shqiptarë emigruan më 2019, ose gati 130 persona në ditë

Gjatë vitit 2019, më shumë se 47 mijë persona janë larguar nga vendi në emigrim, raportoi INSTAT.

Numri i emigrantëve të rinj e zgjeroi diasporën shqiptare me 2.6% vetëm në një vit, teksa totali i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, arriti në gati 1.7 milionë persona (1.684.135).

Teksa demografët prisnin që emigracioni të stabilizohej pas dy dekadave të para të tranzicionit, në fakt zhvillimet kanë shkuar në të kundërtën, duke reflektuar thellimin e fenomenit. Me krizën ekonomike të vitit 2008, heqjen e vizave më 2011 dhe mungesën e prosperitetit ekonomik, një valë e re emigracioni u rikthye fuqishëm më 2015, ku rreth 69 mijë shqiptare aplikuan për azil në vendet anëtare të BE-së.

Një anketë të mëparshme për emigracionin INSTAT ka zbuluar se numri i individëve gjithsej të larguar nga Shqipëria, në periudhën 2011 – 2019 rezulton 360.699 banorë, ose rreth 12,4% e popullsisë gjithsej të vitit 2011.

Arsyet ekonomike vazhdojnë të shtyjnë pjesën më të madhe të shqiptarëve të largohen nga vendi. Sipas Anketës së Forcës së Punës, 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7%.

Të dhënat e censeve të fundit të popullsisë dhe banesave, tregojnë se 905 mijë individë të lindur në Shqipëri kanë qenë rezidentë të zakonshëm në 28 vende të Europës, nga ana tjetër, statistikat që lidhen me shtetësinë tregojnë se 962 mijë shtetas shqiptarë jetojnë në 15 vende të Europës.

Vendet që numërojnë një numër të lartë shtetasish shqiptarë, si dhe rezidentë të lindur në Shqipëri janë: Greqi, Itali, Gjermani dhe Britani e Madhe.

Emigrimi në dekadën e fundit shënonte: 56% meshkuj në Gjermani dhe Greqi, dhe 51% meshkuj në Itali. Emigrimi në Gjermani ende ka të ngjarë të jetë i lidhur ngushtë me punësimin (dhe studimin) e cila tregohet nga raporti i ulët e fëmijëve. Italia dhe veçanërisht Greqia kanë një shpërndarje moshore më të gjerë, treguese e migrimit familjar.

Të dhënat e Anketës së Komunitetit Amerikan për vitin 2019 tregojnë që shqiptarë të gjeneratës se parë në vitin 2019 janë 99.370 persona, ndërsa gjenerata e dytë është 115.587, me një total prej 214.957 shqiptarë që jetojnë në SHBA. Referuar të dhënave të censeve të vendeve europiane destinacion të emigrantëve shqiptarë, rreth 39,0% e shtetasve shqiptarë janë të punësuar, 10,1% të papunë dhe pjesa tjetër inaktivë.

Meshkujt karakterizohen nga një normë më e lartë punësimi sesa femrat.

Shpërndarja e statusit të punësimit sipas shteteve – më shumë të punësuar raportohen në Britani, Norvegji dhe Danimarkë. Për sa u përket shtetasve të punësuara femra ato shënojnë përqindjen më të lartë në Poloni.

Migrimi ndërkombëtar ka qenë një forcë e madhe në ndryshimin e popullsisë në dy dekadat e fundit.

Arsyeja kryesore për rënien e popullsisë në dy Censet e fundit ishte emigrimi në shkallë të gjerë i qytetarëve shqiptarë. Në Shqipëri, ashtu si edhe në vende të tjera, migrimi përfshin veçanërisht të rinjtë, të cilët migrojnë për arsye punësimi, mundësi arsimimi dhe arsye familjare./Monitor

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret
Horoskopi

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret

25 Mars, 2026

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com