Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, komenton vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri, ku dënon mospraninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në kohën kur ajo mbajti fjalën e saj.
Mes të tjerash, Çollaku sulmon dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Mesazhi i Çollakut:
Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku i përgjigjet Ballës: Nuk ka Taulant me Yaris e as Elise dogane që të mbuloje te vertetat e Kosoves dhe te shqiptareve qe aq qarte Vjosa Osmani tha ne Tirane
Si te mos mjaftonte sjellja me e shemtuar e ndonje qeveritari ne historine e shtetit shqiptar,me boikotimin e turpshem te fjales se presidentes se Kosoves ne parlamentin shqiptar,Rama paska nxjerre sot Taulantin e Toyota Yaris dhe Elisen e Doganave te sulmojne Vjosa Osmanin e permes saj Kosoven.
Nuk ka shqiptar ne cdo ane te kufirit qe nuk e di qe ne diten e pare te Rames ne pushtet prioritet u kthyen permiresimi i marredhenieve dhe dashuria me Vucic.
A ka shqiptar qe nuk e di qe Rama u investua personalisht ne pastrimin dhe rehabilitimin e figures se Vucic nga zedhenes i kasapit te Ballkanit ne nje individ qe punoka per paqen e harmonine ne Ballkan.
A ka njeri qe nuk mban mend se si Rama fyente ne krah te Vucic lidershipin e Kosoves ? A ka shqiptar qe nuk kujton padine ndaj Haradinajt ? A ka shqiptar qe nuk kujton fyerjet ndaj Albin Kurtit?
A ka shqiptar qe nuk kujton qe Carl Bildt dhe Sonja Biserko e akuzonin dhe denonconin publikisht si ideator e mbeshtetes te Ndarjes se Kosoves ?
A ka shqiptar qe nuk e di se trau qe vendosi Rama ne rrugen e Kombit pengon zhvillimin e levizjen e lire mes dy shteteve te te njejtit komb ?
Nuk ka Taulant me Yaris e as Elise dogane as gjithe shpura baltehedhese e Rames qe mund te cenoje e mbuloje te vertetat e Kosoves dhe te shqiptareve qe aq qarte Vjosa Osmani tha ne Tirane.
Largimi i kettyre vasaleve te Beogradit ne Tirane eshte afer,e bashke me largimin e tyre afer eshte rikthimi i bashkepumimit vellazeror mes Shqiperise dhe Kosoves drejt prioriteteve tona kombetare.