Vrasja nga policia e të riut Klodian Rasha rrethana të dyshimta, ka sjellë reagime të shumta, të një sërë figurash të jetës politike dhe publike në vend.
Nuk ka munguar dhe ish-deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Lleshaj.
Regimin e tij, Ndocaj e ka shoqëruar me një foto të ministrit të brendshëm që është bërë virale, i cili shfaqet si një krijesë e vampirizuar, duke ironizuar sjelljen aspak profesionale të ministrit gjatë këtyre viteve të ushtrimit të detyrës së tij.
Ish-deputeti Ndocaj, ka qenë një prej zërave më të hershëm dhe më konsekuentë që ka kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Sandër Lleshajt, pasi gjithnjë e ka cilësuar të paaftë për këtë detyrë si dhe të keqpërdorur nga kryeministri Rama.
Ndocaj, që me protestat e opozitës apo dhe të banorëve të Astirit, ndaj të cilëve ka qenë një përkrahës i kauzës së tyre, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Lleshaj, pasi sipas tij, policia ishte në shkelje të ligjit duke dhunuar banorët dhe protestuesit, duke nënvizuar se ministri Lleshaj është një mjeran që po keqpërdoret nga kryeministri Rama në shërbim të axhendës së tij politike.












