Tashmë është zyrtare. Stadiumi i Napolit nuk do të quhet më “San Paolo” por “Diego Armando Maradona”.
Kryebashkiaku Luigi De Magistris së bashku me Këshilllin Bashkiak kanë firmosur ndryshimin e emrit të stadiumit në nder të “El Pibe de Oro”-s.
Maradona i cili nga napoletanët cilësohej si “Zot i futbollit”, nderohet në mënyrën më humane duke u vendosur emri i tij në stadiumin ku mahniti mbarë Italinë dhe botën.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare pas një ataku kardiak, të shkaktuar nga goditja në tru javë më parë.