Të shumtë janë njerëzit që prekin jetën. Akoma më shumë janë njerëzit që qëndrojnë në paradhomën e saj.
Të përzgjedhurit takohen me jetën dhe ky takim në rastin tënd Mjeshtër është një bashkësi mendjesh që u ke dhënë zë në shqip.
Je takuar me këto mendje, ke kuvenduar gjatë me to dhe i ke sjellë krejt natyrshëm në këtë vend të vogël për nga sipërfaqja, por të madh nga ngjarjet e pazakonta.
Dhe falë teje flasin shqip shumë mendje të urta botërore dhe falë teje lexuesit mund të lexojnë letërsinë e huaj urtësisht në gjuhën shqipe.
Post Scriptum- Edhe një shekull plot Mjeshtër Bajram Karabolli.











