Nga Rajmonda BASHA
Qytetit i kanë ngelur vetëm dritat, fshatit i kanë ngelur vetëm pemët.Po ne njerëzve çfarë na ngeli? Nderi, turpi, njerëzillëku? Se unë nuk po shoh dot asnjë nga këto.
Dimri erdhi, disa i gjeti në qiell të hapur, disa të tjerë në çadra ndërsa disa të tjerë duke planifikuar pushimet dimërore. Po qeveria për çfarë po shqetësohet? Për kë po mendon? Nuk kërkoj përgjigje. Sepse e kam në mendje. Po kujdeset për shkëlqimin e pemëve të vendosura në sheshe të qyteteve, për drita që do ndriçojnë vetëm asfaltin e rrugëve dhe jo zemrat e popullit. Të lënë në harresë, në dorë të zotit, duke ju dhënë shtys për të hequr dorë nga çdo shpresë jete. Me pjesën tjetër çfarë po ndodh? Thjeshtë zvarritje “për jetesë” pamundësi “për jetesë” .Ama, ekziston dhe një ” pjesë e vogël” që jeton me plot shpresë në kurrizin tonë, në kurriz të popullit thjeshtë.
Veprimet ” e turpshme” po bëjnë bujë, veprat “e mira” po fshihen plotësishtë. I drejti po shkelet me këmbë, i dobëti po shfaroset, ndërsa ziliqari e mashtruesi po triumfojnë me hapa galopante.
Deri sa do të zgjasë kjo “mizori” botërore? Do përfundojë së shpejti, apo sapo ka filluar? Jo për gjë. Po dua të përgatis veten për shndërrim personaliteti, ose për luftë si e ndryshme mes të njëjtit lloj? E di që ska një përgjigje, por përsëri po e pres…Në heshtje, me frikë, ndoshta dhe me pak kurajo, qoftë edhe një grimcë të vogël për një përgjigje shpresëdhënëse.











