Nga Irena PROGNI
Hapja e negociatave nuk mund të jetë kurrësesi gjah për politikën!
Negociatat duhet të hapen, kur shqiptarët të jenë gati për Europën!
Negociatat duhet të hapen, kur mafia të mos ketë pushtet, por qeli burgu!
Negociatat duhet të hapen, kur çdo pushtetar i profilit të ulët, të mesëm e të lartë, t’i nënshtrohet vetting-ut!
Negociatat do të hapen, kur SPAK të ketë besimin e qytetarëve dhe jo të qeverisë!
Negociatat do të hapen, kur shqiptarët do të dinë të vlerësojnë, drejt dhe pa kompromis, votën dhe qeverisjen!
Negociatat do të hapen, kur besimi se Shqipërinë do ta bëjnë shqiptarët, dhe jo ambasadorët kalimtarë, do të jetë ulur këmbëkryq ndër shqiptarë!











