Kryepeshkopi serb Irinej humbi betejën me Covid-19, ndërkohë që së fundmi është zbuluar edhe amaneti i tij.
Sipas mediave vendase, në mes të fjalëve të tij të fundit, ai ka folur edhe për Kosovën, duke e cilësuar si tokë e shenjtë, teksa ka kërkuar të mos hiqet dorë prej saj.
“Pozicioni i tij ishte shumë i qartë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe patriarku ynë gjithmonë theksoi se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçani ynë, Graçanica. Se është zemra dhe shpirti ynë. Se nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe largohemi nga këto hapësira të shenjta, ne nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të jemi ata që kanë qenë gjithmonë të parët tanë dhe shenjtorët tanë, dhe se do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, ka thënë peshkopi Teodosije.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ndërroi jetë nga koronavirusi pak ditë më parë. Ai njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.